Halimi: Shprehëm shqetësimin për draftin e qeverisë, synon kapjen e drejtësisë
Reforma me e rëndësishme ku janë angazhuar ekspertë vendas dhe të huaj si dhe aktorëst më të rëndësishëm politik në vend sjell ne sjell në Tiranë ekspertë të Komsionit të Venecias. Në takimet intensive me drejtues të këtij proçesi në Shqipëri, ekspertët ndërkombëtarë kanë dëgjuar qëndrimin e palëve politike, të cilat do të materializohen me nje dokument zyrtar në formën e opinioneve të Komisionit, që pritet te publikohen në dhjetor. Reporterët e Komsionit të Venecias, zbarkojne në Tirane në takime intensive në për tu njohur me qëndrimet e mazhorancës dhe opozitës por dhe aktorëve të prekur direkt nga reforma në drejtësi.Axhedën e tyre dy ditore, ekspertët europinë e kanë nisur me Presidentin Bujar Nishani. Kryetari i Shtetit ka theksuar se reforma në drejtësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe produkt i një diskutimi të gjerë poublik.Ekspertët e Venecias kanë diskutuar në takime të veçanta me kryetarin e Komsionit Parlamentar, Fatmir Xhafaj dhe me ekspertët e opozitës të përfaqësuar nga deputeti Eduard Halimi.Halimi: Patëm takim shumë të rëndësishëm me reporterët e komisionit të Venecias sëbashku me kolegët e mi anëtarë të komisonit adhock për reformën në drejtësi dhe grupin e ekspertëve të nivelit të lartë të prezantuar nga PD lidhur me draftin e amendamenteve të paraqitur nga mazhoranca dhe opinionin e paraqitur nga ekspertët e PD pranë këtij komisioni.I falenderova për qëndrimin pranë këtij proçesi jetik për vendin, për letrën dërguar PD dhe publikimin që i bënë amendamenteve të opozitës në faqen e Komisionit të Venecias.Shpreha keqardhjen që mazhoranca dhe opozita nuk arritën dot të ishin me një produkt të vetëm, pra të mos ishin meprodukte të ndara por kjo erdhi për shkak të dështimit të mazhorancës që të krijonte një proçes gjithëpërfshirës, transparent dhe konsensual. Ky proçes që ka ardhur deri në këtë moment ka ardhur për faj të qëndrimit të maxhorancës që nuk pranoi të kishim produkt të veçantë".Halimi u ndal edhe tek çështjet dhe shqetësime e ngritura në diskutimet me delegacionin e Venecias.Ai tha se duhen gjetur mekanizma të reja për të luftuar korrupsionin në sistemin e drejtësisë, por pa cënuar pavarësinë e gjyqësorit.Halimi: "Lidhur me përmbajtjen, ekspertët tanë të PD bënë një pasqyrim të shkëlqyer të të gjithë vërejtjeve që ne kemi lidhur me përmbajtjen e këtij teksti të mazhorancës, alternativave që ne japim në funksion të zgjidhjeve më të mira që proçesi i reformave të jetë konsensual dhe jetëgjatë.Shprehëm gadishmërinë dhe qëndrimin e PD për një reformë në drejtësi konsensuale, trasnparente dhe gjithëpërfshirëse.Një reformë që duhet të luftojë në mënyrë të padiskutueshme me mekanizma të reja luftën ndaj korrupsionit në drejtësi, i cili është i përhapur gjerësisht për fat të keq.Por kjo luftë ndaj korrupsionit në mënyrë të njëkohshme duhet të garantojë pavarësinë. Ne shprehëm, ekspertët shprehën shqetësimin e tyre lidhur me mungesën dhe heqjen e garancive kushtetuese për gjyqtarët e ndershëm dhe prokurorët e ndershëm në lidhje me testimin që atyre do tu behët, heqjen e së drejtës së ankimit, heqjen e së drejtës së gjykatës kushtetuese për tu shprehur lidhur me paketën e ndryshimeve kushtetuese me mekanizmat e reja të cilat propozohen të miratohen me 84 vota që mazhoranca qeverisëse aktualisht i ka.Mekanizma të cilat shkojnë drejt kapjes. Reporterët e komisionit të Venecias bënë një sërë pyetjesh drejtuar edhe ekspertëve të nivelit të lartë të PD dhe gjetën çështje të përbashkëta që kanë të bëjnë me standartet minimale të rritjes dhe forcimit të garancisë të pushtetit gjyqësor".A ka mendim paraprak të Komisionit?Halimi:Mendimi paraprak i Komisionit të Venecias do të shprehet në ditët në vijim, sot diskutimi ishte i nivelit teknik paraprak lidhur me pyetjet që i drejtonin ekspertëve , mënyrën e gjetjes së zgjidhjeve optimale që reforma të jetë jetëgjatë dhe të shkojë tej kësaj mazhorance. Ekspertët e PD i dorëzuan edhe një version të fundit reporterëve të Komisinit të Venecias, duke i shprehur zgjidhjet alternative sesi duhet të ecë reforma në drejtësi.Reporterët e komisionit të Venecias për reforma në drejtësi do të takojnë Ministrin e Drejtësisë, kryetarin e gjykatës Kushtetuese dhe kryeministrin Edi Rama.Takimit intensive vijnë në kuadër të përgatitjes se opinoneve për reformën në drejtësi, që Komisioni i Venecias do ti adresojë Shqipërisë në muajn dhjetor, pasi te jete njohur me draftin e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, opinionet e opozites mbi të si dhe pas takimeve me faktorë të rëndësishëm politikë dhe të drejtësisë në Tiranë. [caption id="attachment_609338" align="alignnone" width="640"]
Demokratët gjatë takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias[/caption]