Pas fitores, Presidenti Erdogan: Ndërkombëtarët të respektojnë votën
Bota duhet të respektojë rezultatin e zgjedhjeve”. Janë këto fjalët e para të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, pas fitores së korrur nga partia e themeluar prej tij AKP, e cila arriti të marrë shumicën parlamentare me 50 përqind të votave.Me 1 nëntor populli turk votoi për stabilitetin, tha Erdogan, duke shtuar se rezultati është gjithashtu një mesazh për militantët kurdë në juglindje të vendit, se dhuna nuk mund të bashkëjetojë me demokracinë.Fitorja e Partisë për Zhvillim dhe Unitet është parë gjerësisht si rritje e drejtpërdrejtë e fuqisë së Presidentit të kritikuar për autoritarizëm dhe jo rastësisht kryeministri Ahmet Davutoglu kërkoi mbështetjen e palëve për një Kushtetutë të re, e cila do të plotësonte ambicien e Erdogan për më shumë kompetenca ekzekutive të Presidentit."U bëj thirrje të gjitha palëve që hyjnë në parlament për të formuar një Kushtetutë të re civile kombëtare”, deklaroi ai gjatë fjalës së tij para mijëra mbështetësve, duke shtuar se do të luftojë për sigurinë dhe lirinë e Turqisë.Partia me e madhe opozitare CHP mori 25 përqind të votave, kurse partia prokurde HDP kaloi pragun me më shumë se 10 përqind.Menjëherë pas rezultateve të para, qindra persona të komunitetit kurd në Dijabarkir kanë protestuar dhe janë përleshur me forcat policore, të cilat hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve me argumentin se kurdët hodhën gurë dhe sende të forta ndaj tyre.