Gjyqtarja e Durrësit paditet për fshehje e pastrim parash deri në 1 mln $

Gjyqtarja e Gjykatës së Durrësit, Shpëtime Pitaku paditet në Prokurorinë e Përgjithshme për  fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private  deri dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1 milion USDPadia u bë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave pasi përfundoi kontrollin dhe rikontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të gjyqtares.“Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentash, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1 milion usd” thuhet në njoftimin e  ILDKPI.ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm për subjektin deklarues Shpëtime Pitaku, pasi është kallëzuar edhe më parë nga ILDKPKI për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore Shpëtime Pitaku.Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal.Më 7 tetor 2015 gjyqtarja Shpëtime Pitaku deklaroi të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës Rrashbull, Durrës, Hysen Gashi, i akuzuar për dhënien e të paktën 16 lejeve të ndërtimit në kundërshtim të plotë me ligjin në zonën turistike bregdetare të “Shkëmbit të Kavajës”.Prokuroria kishte kërkuar përjashtimin e gjyqtares pasi, për prokurorinë, gjyqtarja kishte paraqitur njëanshmëri gjatë procesit, por kjo kërkesë ishte rrëzuar.  Prokuroria kërkoi 5 vjet burg për Hysen Gashin./Oranews.tv/