Shqiptari godet me thikë gruan, gjendet i vdekur disa orë më vonë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin shqiptar në komunën Kolorno në provincën e Parmës.Një shqiptar 54 vjecarë ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten e tij 46 vjecare natën duke u gdhirë data 2 Nëntor.Pas një grindjeje të dhunshme familjare, me motive ende të pazbardhura, shqiptari ka goditur disa herë në gjoks me thikë bashkëshorten e tij.Ajo është transferuar me urgjencë në spitalin Maxhore të Parmës ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike e momentalisht gjendet në repartin e reaminacionit në prognozë të rezervuar shëndetësore.Por tragjedia nuk merr fund me kaq.Shqiptari 54 vjeçar pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur duke u vënë në kërkim nga forcat e policisë italiane.Në mëngjesin e sotëm trupi i tij është gjetur pa jetë nën një pemë jo shumë larg kishës Shën Liborio.Në trupin e shqitparit nuk ka shenja dhune, fakt që sjell dyshimet e një vetëvrasjeje apo të një shkaku shëndetësor që ka shkaktuar vdekjen.Policia e Parmës po heton për zbardhjen e motiveve të vdekjes së shqitparit, duke mos përjashtuar asnjë pistë.[caption id="attachment_609317" align="alignnone" width="670"]vrasje ne itali Ne foto: Trupi i pajetë i shqiptarit të vrarë[/caption]vrasje ne itali