Kremlini s’përjashton pistën e terrorizmit, kompania mbështet idenë e sulmit
48 orë pas pretendimit të Shtetit Islamik se kanë qenë militanët e tij të cilët kanë qëlluar avionin, Kremlini nuk përjashton asnjë pistë.Zëdhënësi i Presidentit,Vladimir Putin, Dmitri Peskov tha se autoritetet e vendit të tij nuk përjashtojnë pistën e terrorizmit, duke mënvizuar se do të merret në konsideratë çdo hipotezë e mundshme.Ministri i Emergjencave ruse ndërkohë tha se gjendja e kutive të zeza të avionit është e mirë, gjë e cila jep shpresë për të kuptuar shkaqet e aksidentit që u mori jetën 224 pasagjerëve në bord.Operatorët që ndodhen në zonën ku ka rënë avioni kanë gjetur deri tani 12 pjesë të tij. Sipas televizionit shtetëror rus, bishti i avionit gjendet rreth 5 kilometër larg pjesës tjetër.Kompania ajrore ruse Metrojet deklaron se aksidenti ajror mbi gadishullin e Sinait ka ndodhur për shkaqe të jashtme. Gjatë një konference për shtyp në Moskë, zyrtarë të kompanisë thanë se një avion i llojit A321 nuk mund të ndahet në dy pjesë në ajër për asnjë lloj defekti teknik.Akeksandër Smirbnov tha se avioni ka pasur në difekt në pjesën e fundme të tij, por që është riparuar në 2001 dhe që nuk mendohet se ka ndikuar në aksident.Sipas tij avioni ka humbur shpejtësinë dhe ka nisur një zbritje të menjëhershme aq sa ekuipazhi nuk ka pasur kohë të bëjë ndonjë përpjekje për të kërkuar ndihmë.Kjo sipas tij vjen për arye të jashtme dhe jo të brendshme të avionit. Ndërkaq trupat e viktimave kanë mbërritur në Shën Petersburg në orët e para të mëngjesit të hënën, teksa qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur lule në nder të të gjithë atyre që humbën jetën tragjikisht.