I lanë shtëpinë si garanci në bankë por s'shlyen kredinë, vetëvritet 65-vjeçarja
Një 65-vjeçare në Shkodër i ka dhënë fund jetës pasi nuk përballoi dot vendimin e bankës për t'i marrë shtëpinë që ishte lënë si garanci për një kredi të marrë nga një i afërm. Pasi përmbarimi erdhi në banesë për ekzekutimin e vendimit, e moshuara ka qëlluar veten me armë zjarri, të cilën ende nuk dihet nëse e kishte me leje apo jo.Një 65-vjeçare nga Shkodra ka vrarë veten me armë zjarri pas konfiskimit që iu bë shtëpisë së saj nga përmbarimi.Sabahete Puka jetonte në katin e dytë të një pallati në lagjen "Naim Gjylbegu", ndërsa shtëpia e saj ishte vendosur si garanci nga një i afërm për një kredi.Pasi kredia nuk ishte paguar prej kohësh, banka kishte nxjerrë apartamentin në shitje.Përmbaruesit mbërritën rreth orës 10:30 të mëngjesit për të kryer sekuestrimin, por në ato momente viktima ka marrë armën dhe ka qëlluar ndaj vetes në kokë.Kanë qenë përmbaruesit që njoftuan menjëherë automabulancën, dhe pas disa orësh në reanimacion gruaja ka ndërruar jetë.Mësohet se një i afërm i viktimës kishte vendosur banesën garanci në bankë, për të marrë një kredi.Mosshlyerja e kredisë ka detyruar bankën që të nxjerrë banesën në ankand, e cila është blerë nga një pronar i ri.Sabahete Puka jetonte e vetme në banesë, pasi djali i saj prej vitesh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ajo ka punuar në tregun e Zdrales si tregtare ambulante[caption id="attachment_609206" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Banesa e 62-vjeçares[/caption][caption id="attachment_609207" align="alignnone" width="638"]
Ne foto: Banesa e 62-vjeçares[/caption]