Kosovarët dhe maqedonasit festojnë fitoren e Erdogan

Fitorja e Erdogan është festuar edhe në Kosovë e Maqedoni. Shumë njerëz mbushën rrugët e Prizrenit dhe Tetovës me pankarta dhe fotografi të Presidentit turk në duar.Shkupi gjithashtu është ndezur nga entuziazmi për fitoren e partisë AK, e cila arriti të marrë shumicën parlamentare pas dështimit në zgjedhjet e qershorit. Me fishekzjarre, flamuj turq, daulle dhe pankarta, festa u përqendrua në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Atmosfera u elektrizua edhe me shumë gjatë momentit kur kryeministri turk, Ahmet Davutogllu, telefonoi në Shkup."Shkupi i shenjtë, vendi i paraardhësve tanë, shkupjanë, të gjithëve përshëndetje. Reflektimi i gëzimit tuaj na emocionoi shumë. Shkupi është qytet në zemrat tona. Zoti i mbrojtë shkupjanët, Shkupin dhe vlerat e tij historike. Fitorja jonë është edhe juaja."Ndërkaq, qytetarët thanë se fitorja e Davutogllut është fitore e gjithë Ballkanit.Turqia ka ndihmuar dhe ka kontribuar për shqiptarët në Maqedoni, shpresojmë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë në këtë drejtim", thotë një qytetar i Shkupit.