Tregu i bagëtive mes baltës dhe plehrave, Bashkia vjel vetëm taksën

Tregu i bagëtive në Turan të Korçës, që mblidhet njëherë në javë, nuk plotëson asnjë kusht higjeno-sanitar. Ndonëse është vetëm 3 km nga qyteti, tregu i bagëtive është lënë jashtë vëmendjes së institucioneve përkatëse vendore.Mes kaosit të makinave e karrocave, bagëtive dhe qenve endacakë, mblidhet çdo javë tregu i shitjes së bagëtive në fshatin Turan të Korçës.Ky treg jo më larg se tre kilometra nga qyteti, nuk ofron as kushtet më minimale higjeno-sanitare.Për të ushtruar aktivitetin në këtë treg, që është jashtë vëmendjes nga vendorët, paguhet një taksë simbolike.Tregtari: Varet sipas krerëve që ke.Tregtari: Vinë dhe mbledhin paranë dhe ja siç e sheh në plehra, në dreq të tëra.Tregtari: Paguajmë, 500 lekë.Tregu i shitblerjes së bagëtive deri pak muaj me parë ka qenë nën juridiksionin e Komunës se Voskopit, por me ndarjen e re territoriale i kaloi Bashkisë së Korçës.