Qëlluan me vezë Kryeministrin Edi Rama, lirohen pas 8 orësh studentët
Lirohen 8 studentët që sulmuan me vezë: “Nuk keni parë asgjë akoma”Pas 8 orësh qëndrimi në Policinë e Tiranës, janë lënë të lirë 8 studentët që ishin protagonistë të incidentit me kryeministrin Rama, i cili u qëllua me vezë.Studentët deklaruan se do të shpallin non grata në ambientet universitare kryeministrin Rama dhe Ministren Nikolla.“Duam të shprehim që ministrja e Arsimit dhe kryeministri i Shqipërisë janë persona non grata në ambientet universitare. Do të vazhdojnë që ato t’u përkasin studentëve dhe do clirohen në cdo mënyrë. Le të përkthehet kjo nëpër fjaloret e kryeministrit”, tha një studente për mikrofonin e Ora News.Një tjetër studenteve e cila ishte shoqëruar në polici ka deklaruar se do ti qëndrojnë deri në fund çështjes për reformën në arsimin e lartë. Studentja tha se nuk është ushtruar dhunë në polici, por dhuna është ushtruar në momentin e shoqërimit në fakultetin e Shkencave Sociale.“Nuk është ushtruar dhunë në ambientet e komisariatit, por dhuna ëshë ushtruar në momentin e shoqërimit përpara fakultetit të Shkencave Sociale. Ne jemi në gjendje të lirë dhe të gjithë u morën në pyetje. Do të ndiqemi penalisht për kundërshtim të policisë dhe që nuk i jemi bindur. Kjo është beteja e parë, ne do ti qëndrojmë besnik deri në fund kësaj kauze. Kjo reformë nuk ka për ta kaluar, ka kaluar në parlamet, por jo në universitet”Një tjetër studente tha se “ Ky është vetëm fillimi i rezistences, dhe ashtu siç i pëlqen ta thotë edhe kryeministri; Nuk keni parë asgjë akoma, rezistenca vazhdon”Studentët e Kosovës: Nuk jemi aktivistë të VetëvendosjesNdërsa studentët nga Kosova kanë hedhur poshtë pretendimet se janë pjesë të lëvizjes Vetëvendosjes. Ata u shprehën se forma të tilla proteste ndodhin në të gjithë botën.“Shpresuam të shkojmë sot në Kosovë, por u bë kaq mirë që policia na zgjati edhe një natë qëndrimi në Tiranë. Ka më shumë se një vit e gjysmë që kemi mbështetur të gjitha aktivitetet Lëvizjes për Universitetin, karshi ligjit për arsimin e lartë. Ne pajtohemi dhe besojmë se janë të drejta shqetësimet e studentëve të Tiranës dhe jemi solidarizuar ke kërkesat e tyre.”“Nuk mendojmë se veza është mjeti i një subjekti të caktuar. Aksione të tilla me vezë janë në të gjithë botën. Ne jemi aktivistë të grupit të studentëve dhe nuk jemi pjesë e Vetëvendosjes siç pretendojnë disa media”, tha një tjetër student i Kosovës.
Studentët kërkojnë lirimin e 8 shokëve të tyre: “10 vezë sot, 100 nesër”Një grup studentësh janë mbledhur përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës duke protesuar për lirimin e 8 studentëve që u shoqëruan pas incidentin me kryeministrin Rama, i cili u qëllua me veze.Me pankarta në duar ata kundërshtojnë reformën e arsimit të lartë.“10 vezë sot, 100 nesër”, janë parullat që studentët mbajnë në duar.“Kërkesat tona konsistojnë në lirimin e 8 studentëve të arrestuar. Po presim orarin zyrtar për largimin e policisë më pas nëse shokët tanë nuk lëshohen në mënyrë të drejtpërdrejtë ne do të qëndrojmë këtu deri në lirim të tyre. Nëse nuk lirohen do të organizojmë protetsat edhe më të mëdha.”Shoqërimi i studentëve në polici, Rektori i UT: I papranueshëmTë papranueshme, kështu e ka quajtur Rektori i Universitetit të Tiranës shoqërimin e studentëve në polici, pas incidentit me kryeministrin Rama, të cilin e qëlluan me vezë.Në një reagim për mediat thuhet se ndalimi dhe izolimi për një kohë të gjatë është i papranueshëm.“Pavarësisht formës për të shprehur idetë e tyre ndalimi dhe izolimi për një kohë të gjatë është i papranueshëm”, thuhet në reagimin e rektorit.Ora 18:00 Avokati Murataj: Studentët po merren në pyetje, nuk ka një akuzë mbi taAvokati i studentëve, Andi Murataj ka deklaruar se nuk ka një akuzë për studentët. Duke folur për Ora News, Murataj sqaroi se kanë qenë dy studentë që kanë qëlluar në drejtim të automjetit të kryeministrit Rama dhe 6 studentë të tjerë kanë kundërshtuar policinë.“Studentët po merren në pyetje në polici, nuk dihet sesa do të qëndrojnë. Nuk ka një akuzë për ta dhe duhen 10 orë për të formuluar akuzën”, është shprehur Andi Murataj, avokati i studentëve.Ora 13:30 Goditet me vezë Kryeministri Edi RamaPasi u përball me pakënaqësitë e biznesit të vogël për më shumë se 60 minuta kryeminstri Edi Rama u gjend krejt i pambrojtur ndaj një tjetër revolte por këtë herë jo me fjalë por me vezë.Shefi i qeverisë u qellua me vezë nga një përfaqësi studentësh të Fakultetit të Shkencave Sociale që kundërshtojnë reformën në arsimin e lartë.Ngjarja u shënua rreth 13: 00 të 2 nëntorit në mjediset e e Fakultetit te Shkencave Sociale në Bulevardin "Gjergj Fishta".Një video amatore që tregon momentin kur, rreth orës 13:00, kryeministri Rama la ambjentet e Fakultetit të Shkencave Sociale për tju drejtuar automjetit të tij. Ndërkohë një vajzë i është afruar dhe e ka qëlluar me vezë.Rojat e sigurisë së kreut të qeverisë kanë ndërhyrë menjëherëEdhe pse munguan kamerat televizive për shkak të ativiteteti me regji qendrore gjithçka eshte dokumentuar përmes xhirimeve me celular.Studentët kanë filmuar momentin kur ka ndërhyrë policia, te cilat tregojnë qartë dhunën e ushtruar ndaj studenteve "rebelë".8 studentë janë shoqëruar në ambjentet e policisë së Tiranës, ndërsa një numër i madh janë mbledhur për ti mbështetur ata jashtë dyerve të policisë.Ndërkaq përfaqësues të Avokatit të Popullit deklaruan se nuk janë lejuar nga policia të takojnë studentët e ndaluar.Lëvizja studentori deklaroi se ndaj studentëve është ushtruar dhunë por kjo u mohua nga vetë policia. Përmes një deklarate për shtyp ajo deklaroi se çdo veprim ishte kryer konform ligjit.I pyetur për këtë ngjarje pas një takimi në selinë rozë, kryeminstri preferoi të buzëqeshte.Ora News sjell pamjet e momentit të ndalimit por dhe momentin kur një vajzë ka goditur me vezë kryeministrin. Veza nuk e ka prekur Ramën ndërsa truprojet ndërynë menjëherë.Emrat e te shoqeruarve Të rinjtë pjesë e "Lëvizja për Universitetin" ishin duke protestuar kundër ndryshimeve në ligjin për arsimin e lartë dhe tarifave të larta të studimit"Lëvizja Për Universitetin" bën publike emrat e studentëve të shoqëruar në Drejtorinë e policisë së Tiranës : Anita Lushi, Klodi Hoxha, Liri Kuci, Bora Mema, Dardan Konjufca, Valton Marku, Durim Jasharaj dhe Vitori Cipi.Ora 15:10 Ndaj protestuesve s'eshte ushtruar dhuneNjë përfaqësues i studentëve denoncoi se të shoqëruarit janë keqtrajtuar por policia hodhi poshtë pretendimet se është ushtruar dhunë ndaj studentëve të shoqëruar. Gjithashtu mësohet se studentët po merren në pyetje."Policia e Tiranës ka shoqëruar 8 persona pas incidentit të ndodhur mesditën e sotme, ku disa të rinj kanë qëlluar me objekte të ndryshme në drejtim të mjetit të Kryeministrit të Republikës. Në zbatim të ligjit, Policia ka ndërhyrë menjëherë, së bashku me forcat e Sigurisë së Gardës së Republikës duke shoqëruar studentët në rajonin më të afërt. Pas kësaj, 8 të shoqëruarit, janë dërguar në ambjentet e Drejtorisë Vendore ku po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes. Sqarojmë publikun se nga Policia e Shtetit nuk është keqtrajtuar askush, si dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim të cilësdo Partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve. Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve. Theksojmë se gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike. Policia e Shtetit ka bërë detyrën, edhe në kushtet kur ndaj punonjësve të policisë që po bënin ndalimin e studentëve, disa të rinj u përpoqën fizikisht t’i ndalonin të zbatonin ligjin." thuhet në njoftimin e policisë[caption id="attachment_609335" align="alignnone" width="638"]
Ne foto: Momenti kur studentja godet me veze kryeministrin[/caption][caption id="attachment_609291" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i shoqerimit te studenteve pas incidentit me Ramen[/caption][caption id="attachment_609289" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i shoqerimit te studenteve pas incidentit me Ramen[/caption][caption id="attachment_609270" align="alignnone" width="635"]
Veza e thyer ne toke, pas incidentit me kryeministrin[/caption]
Ora 14: 39 Avokati i Popullit kerkon te takohe studentet e shoqeruarPërfaqësues të Avokatit të Popullit ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe po kërkojnë të kontaktojnë me student në ambientet e drejtorisë së policisë. Në një prononcim për median ata thanë se ka pasur raportime se ato janë keqtrajtuar dhe do të bëjnë verifikimet. Deri në orën 14: 38 ata nuk janë lejuar të takojnë studentëtPolicia njofton paraprakisht: 9 te shoqeruar. Kryeministri u godit me vezeOra 13: 40 "Eshte goditur me vezë në drejtim të Kryeministrit i cili ishte në një aktivitet të organizuar nga ky fakultet" thuhet në njoftimin paraprak të policisë e cila shton se "9 persona janë shoqëruar për verifikimin dhe zbardhjen e këtij veprimi"Besian Pasha: Protesta për pakënaqësinë si po ecen ky vend“Nuk u mor parasysh fjala e tyre por reforma u mor duke dëgjuar vetëm 4-5 biznesë që kanë Universitete private. Policia I ka marrë zvarrë. Ka video ku tregohet se janë ushtruar dhunë brenda. Ne mbështesim studentët dhe I bëjmë thirrje policisë të lirojë studentët. Ato vezë që janë hedhur janë shprehje e pakënaqësisë si po ecën ky vend” tha Besian Pasha, aktivist I shoqërisë civile në një prononcim për Ora News[caption id="attachment_609285" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i shoqerimit te studenteve pas incidentit me Ramen[/caption][caption id="attachment_609284" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i shoqerimit te studenteve pas incidentit me Ramen[/caption][caption id="attachment_609283" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Momenti i shoqerimit te studenteve pas incidentit me Ramen[/caption]/Oranews.tv/