Berisha dënon dhunën policore: Qytetarët të dalin në mbështetje të studentëve
Ish-kryeministri Berisha ka reaguar lidhur me përplasjen e studentëve me policinë pas incidentit me vezë me kryeministrin Rama.Në një postim në fb, Berisha dënon dhunën ndaj studentëve, ndërsa fton qytetarët të dalin në mbështetje të tyre.Ai legjitimon revoltën e studentëve, që sipas Berishës vjen nga ligji klientelist i Kryeministrit për arsimin e Universitetet.Berisha: "Te dashur miq, sot studentet e Universiteteve te Tiranes, ne nje akt revolte te thelle gjuajten me veze te prishura Edvin Kristaq Ramen, njeriun qe ne nje akt urrejtjeje ndaj te rinjve mbylli me antireforemen e tij, dyert e universiteteve per te varferit e vendit. Me kete ligj, Edi Rama dekapitoi autonomine e unversiteteve dhe kundrejt ryshfeteve te majme bllokoi gradat shkencore ne universitet publike per llogari te universiteteve te klienteles se tij private.Policia me dhune ka arrestuar tete sudente dhe keqtrajtuar shume te tjere. Denoj me ashpersine me te madhe dhunen dhe terrorin shteteror ndaj studenteve, revolta e te cileve eshte shkaktuar nga ligji klientelist i Edi Rames per arsimin e universitetet, i diktuar nen per nen nga universitete private, dhe kerkoj lirimin e studenteve te ndaluar.Ju bej thirrje qytetareve te te gjitha bindjeve politike, te mbeshtesin studentet ne perpjekjen e tyre te drejte per te hapur dyert e universiteteve dhe shkollave te larta edhe per femijet e shtresave te varfera dhe mbrojtur pavaresine e universiteteve te vendit! “