Nikolla: Shumë shpejt do ngrihet Federata Shqiptare e Sportit në Shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit me në krye ministren Lindita Nikolla ka zgjedhur Shkollën e Kuqe 9-vjeçare në Tiranë për të paraqitur risitë e platformës së re në edukimin fizik.Një nga pikat kryesore që u prezantua nga zv/Ministri, Rauf Dimraj, ka të bëjë me aplikimin e kartelës individuale të nxënësit, e cila në të shkuarën ka qënë objekt polemikash mes vetë hartuesit Dimraj dhe Drejtorisë së Sporteve në Ministri.Ndërkohë që Ministrja Nikolla anonçoi krijimin e Federatës së Sporteve në shkollë që do të sjellë jo vetëm orë të shtuara të edukimit fizik, por edhe aktivitete sportive jashtëshkollore.Nikolla:“Më lejoni t’ju bëjë me dije një lajm të mirë. Shumë shpejt ne finalizojmë ngritjen e Federatës Shqiptare të Sportit në Shkolla, që do të jetë një mundësi krejt e re jo vetëm për të na anëtarësuar në Federatën Evropiane të Sportit në Shkolla, e më pas në atë botërore, por ajo që është më e rëndësishme, për ta vendosur procesin e futjes së 3 orëve të edukimit fizik në të gjithë sistemit tonë paraunivesitar, në një proces me baza shkencore dhe që shumë shpejt do të përkthehet në një situatë të re që lidhet me shëndetin në tërrësi të të gjitha brezave”.Ndërkohë që kryetari i Shoqatës së mësuesve të edukimit fizik në Tiranë, Arben Musolli, i thuri elozhe platformës së Ministrisë, duke evidentuar efektet pozitive të saj tek nxënësit.Musolli: Platforma e edukimit fizik të miratuar nga MAS është një udhëzues që na ka krijuar siguri dhe një të ardhme. Platforma na ka furnizuar me programe të shkëlqyera teorike dhe praktike për anën e mësimit.Në fund mësuesit e edukimit fizik demostruan sesi mund të kryhen matjet trupore individuale për të përcaktuar nëse nxënësit janë në peshë ideale dhe nëse janë të rrezikuar apo jo nga sëmundjet kardiake.