Furnizimi me energji, OSHEE: Nënstacioni i Lezhës nuk do të përmbytet më

Problemet me energjinë elektrike në Lezhë dhe Shëngjin do të marrin fund. Zotimi është bërë nga Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe Administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së Ardian Çela, të cilët inspektuan nga afër investimin që është bërë në rikonstruksionin e kabinave elektrike në këtë zonë.Shumë shpejt nënstacioni elektrik i lezhës, që furnizon qytetin dhe Shëngjinin, nuk do të përmbytet më.Premtimi është bërë nga administratori i OSHEE, Ardian Çela dhe Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri gjatë inspektimit të investimit që po bëhet për rikonstruksionin e kabinave elektrike.Çela: “Së shpejti fillojmë punën për sistemimin e nënstacionit të qytetit të Lezhës, nënstacion që sa herë bien shira është në nivelin e detit.E dimë që sa herë bien shira ai përmbytet, për arsye sigurie ne jemi të detyruar të stakojmë nënstacionet dhe të lëmë pa energji gjithë qytetin e Lezhës dhe zonën e Shëngjinit.Por gjithashtu kemi parashikuar investime dhe për zonën e Shëngjinit dhe Ishull Lezhë. E dimë që në zonën e Shëngjinit rritet popullsia me rreth 40% gjatë periudhës së verës dhe furnizohet vetëm me dy fidra të cilët mbingarkohen dhe nuk kanë mundësi të furnizojnë më gjithë këto ndërtime që janë bërë në zonën e Lezhës”.Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, shpjegoi se paratë që paguajnë shqiptarët do të shkojnë për investime në rrjetin energjetik.gjiknuriGjiknuri: “Për të shtrirë investimet në të gjithë zonat ku ka konsum të madh të energjisë dhe ku energjia paguhet. Ky do të jetë një proçes. Kemi një proçes 4 vjeçar tashmë të miratuar që do ta ngrenë sistemin energjitik shqiptar dhe besoj që në krye të disa vjetëve do ta sjellin në parametra bashkëkohorë, me një investim shumë të mirë, por dhe me një reduktim drastik të humbjeve”.Faza e para e investimit në Shëngjin kap vlerën 100 mijë euro, ndërsa faza e dytë do të nisë brenda muajit nëntor, çka pritet që t'i japë fund mungesës së energjisë elektrike gjatë sezonit turistik.