777 mln euro dëm në buxhet, KLSH: Dëmi më i madh nga CEZ
Dëmi ekonomik në buxhetin e shtetit për vitin 2014 përllogaritet të jetë 777 milionë euro me nje rritje te konsiderueshme me nje vit me parë, kur ishte vetëm 9.6 milionë euro.Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka raportuar para deputetëve të Komisionit të Ekonomisë në lidhje me realizimin e buxhetit të shtetit gjatë vitit që lamë pas, ku duket se shifra e lartë e abuzimit eshte rritur ndjeshem nga ajo që KLSH e quan dem me 479 milionë euro neë buxhet pas marrëveshjes së paqes së qeverisë me çeket e CEZ.Leskaj: Detyrim i marrë përsipër nga shteti përbën dëm ekonomik vlerësuar në shumën 479 mln euro i përbërë nga ngritjen e një komision ad hoc të pavarur me ekspertë teknik dhe ekonomik, të cilët do të vlerësonin realisht dhe me saktësi dëmin nga aktiviteti.Debati Braçe-CaraBraçe: Për cfarë jemi këtu për gallatëCara: Për këtë çështjeBraçe: Shko bëjë tek PD...Cara: Po pse ju djek kaq shumë kjo punë?Braçe: Po nuk më djeg fare zoti CaraCara: Po të djeg shumë, gjithmonë ju djegIsh Ministri i Financave, Ridvan Bode iu referua gjate debateve ne komision shqetësimeve mbi ekonomine.Bode: Ne mendojmë se ekonomia shqiptare gjatë vitit 2014 ka marrë goditje që janë fatale dhe do të jenë të pariparueshme për periudhën afatmesme dhe afatgjatë.Cani: Edhe një fjalë të mirë po të jetë ju nuk e thoni dot sepse jua dëmton helmi, por tani nuk e keni problemin me ne.Pavarësiht diskutimeve komisioni u përfshi edhe batutat pertej shqetesimeve te dites./Oranews.tv/