Grabitet kazinoja, dy personat të armatosur dhe maskuar me shall të zi

Grabitje me armë në një kazino në Sarandë.2 persona të maskuar me shall të zi, nën presionin e armëve të zjarrit, kanë mundur të vjedhin xhiron ditore të kësaj kazinoje, ku shuma e parave ende nuk dihet.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Kazinoja mësohet se ndodhet në rrugen “Skëndërbeu”, në lagjen nr.1 të qytetit.Në momentin e grabitjes, në kazino kanë qenë prëzent dy punëtorë të këtij biznesi bashkë me një klient.Shërbimet e Policisë deri tani kanë shoqëruar 11 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.Të gjitha Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.