Kërkohej nga Kroacia për mashtrim, arrestohet në Qafë Thanë tetovari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2015, 09:40
Policia kufitare e Qafë-Thanës arreston një shtetas maqedonas për llogari të drejtësisë kroate.Besir Ziberi, 54 vjeç, lindur në Tetovë të Maqedonisë u ndalua ndërsa futej në Shqipëri, pasi gjatë kontrollit në sistem rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e Interpol Zagrebit, Kroaci.Gjykata e Rrethit Samobor më datë 17.01.2013 ka lëshuar Urdhër Arresti Nr.3K-135/10-66, ku e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet heqje lirie, për kryerjen e veprës penale “ Mashtrimi komercial”.Arrestimi provizor i tij, u bë me qëllim ekstradimi.