Donin t’i vinin flakën një lokali bastesh, vdes shqiptari, një plagoset

Kanë tentuar të shkatërrojnë një lokal bastesh duke i vënë flakën por janë dëmtuar vetë.Mediat italiane shkruajnë se autorë të dyshuar janë një 19 vjeçar shqiptar, i cili gjeti  vdekjen nga shpërthimi dhe një tjetër u  plagos. Ngjarja u shënua në orës 3.00 të mëngjesit të sotëm (2 nëntor), në sheshin Calvi të Ligurias, Itali.Bashkëpunëtori i tretë ka shpëtuar me plagë të lehta.19-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sëbashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë (njëri prej tyre shqiptar), kanë tentuar t'i vinin flakën duke përdorur benzinë.Por diçka nuk shkoi mirë, dhe kanaçja me benzinë i shpërtheu 19-vjeçarit shqiptar duke lënë të vdekur, si dhe plagosi bashkëkombasin e tij. Ndërsa personi i tretë arriti të dilte nga ngjarja dëmtime, raportojnë autoritetet lokale.Nuk përjashtojet mundësia që personat të kishin me vete dhe lëndë plasëse.Sipas dëshmitarëve, “shpërthimi ishte aq i madh, sa që dera e pikës së basteve u gjet afër 40 metra larg”.Shtetasi tjetër shqiptar që u plagos u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetë, ndërsa personi i tretë po merret në pyetje nga hetuesit.Ende nuk dihen arsyet që i çuan këto tre persona (dy shqiptarë) të sulmonin qendrën e basteve.itali17 itali16 itali15 itali14 itali13 itali12 itali11 itali10 itali9 itali8 itali7 itali6 itali5 itali4 itali3 itali2 itali1