Pas fitores së AKP shpërthen supermarketi, 1 vdekur dhe 20 të plagosur

Një i vdekur dhe 20 të plagosur është bilanci tragjik i një shpërthimi në juglindje të Turqisë.Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Nusaybin, ku një supërmarket u përfshi nga zjarri, flakët e të cilit u përhapën edhe në ndërtesat përreth.Incidenti ndodhi në ditën kur turqit iu drejtuan kutive të votimit për të dytën herë në 5 muaj dhe në një zonë të përfshirë nga dhuna kohët e fundit.Sipas të përditshmes turke “Sabah”, shkak i zjarrit ishte shpërthimi i një gjeneratori elektrik dhe në dukje ngjarja nuk ka lidhje me zgjedhjet, pavarësisht klimës delikate në këtë qytet të populluar nga komuniteti kurd.Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të shpëtuar shumë njerëz të cilët ishin bllokuar në katet e sipërme të ndërtesës.Shumë prej tyre në gjendje asfiksie nga tymi u dërguan në spitalet më të afërta për të marrë ndihmën e nevojshme.Forcat zjarrëfikëse arritën të stabilizojnë flakët, teksa kanë nisur edhe hetimet për të zbuluar atë që ndodhi në juglindje të Turqisë.