Armë, drogë dhe municione në banesë, arrestohet 25-vjeçari në Lushnje

Një 25-vjeçar në Lushnje ka rënë në prangat e policisë për trafik të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve.I arrestuari është Avdulla Muça, banues në fshatin “Çerm- Proshkë”.Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të riut iu gjetën dhe sekuestruan:- 5 kg bimë e dyshuar si Cannabis Sativa.- 1(një) armë tip Kallashnikov.- 2 (dy) krëhra kallashnikovi dhe 61 fishekë.- 1(një) armë tip Shutgan i markës Angleze.- 1(një) teke e markës Italiane me 45 fishekë.- 1(një) armë e ftohtë tip thikë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprat penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve","Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe " "Prodhimi, mbajtja,blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".unnamed (4) unnamed (3) unnamed (2) unnamed (1) unnamed