Kosova ratifikon MSA-në, Opozita s'merr pjesë në votim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2015, 12:00
Me 86 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, parlamenti i Kosovës ka miratuar projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Partitë opozitare bojkotuan votimin menjëherë pas përfundimit të fjalës së krerëve të grupeve parlamentare, por ashtu siç kishin premtuar, nuk bllokuan punën e kuvendit.Në sallë qëndroi vetëm deputeti i vetëvendosjes Ilir Deda, i cili tha se mbështet marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, pavarësisht se është kundër qeverisë.Marrëveshja mori edhe votat e listës serbe, edhe pse më heret kishte deklaruar se do ta bojkotonte atë.Kryeminstri i Kosovës Isa Mustafa tha se kjo marrëveshje është frymë e qytetarëve të Kosovës.
Isa Mustafa: Është një marrëveshje që na ofron cilësi të tjera të demokratizimit të vendit të të gjithë qytetarëve në një front të përbashkët karshi BE-së dhe me BE-në. Fryma e marrëveshjes është frymë e qytetarëve të Kosovës që janë përcaktuar pro frymës evropiane. Pas kësaj marrëveshje mbesin edhe dy çështje shumë të rëndësishme deri në fund të vitit, siç është anëtarësimi në UNESCO dhe data për liberalizimin e vizave” tha Mustafa.