Ankandi i Christie's , Diamandi pink 16 karat gati për rekord botëror

Një diamante i rrallë pink, pritet të shndërrohet pas një ankandi që do të organizohet në muajin nëntor në Gjenevë, në një nga diamantet më të shtrenjtë në botë.Diamandi në ngjyrë rozë, 16.08 karat pritet të shitet 23-28 milionë dollarë, apo 20.8 deri në 25.3 milionë euro në këtë ankand, tha specialist ndërkombëtar i shtëpisë së ankandeve Christie’s, i cili do të organizojë edhe ankandin.“Diamandi pink është i jashtëzakonshëm dhe special për më shumë se një arsye. Së pari për shkak të peshës së tij, është 16.08 karat, është i pazakontë. Është diamandi më i madh ngjyrë rozë, më i madhi i prezantuar ndonjëherë për tu shitur në publik,” -tha Jean-Marc Lunel.Diamandi është vendosur në një unazë, të rrethuar nga 2 rrathë me diamandë të bardhë dhe që rrethohen nga një tjetër rreth me diamantë të vegjël rozë.Ky diamond është cilësuar nga Instituti gjemologjik në Amerikë, si “diamandi më i rrallë i gjallë” duke nënkuptuar se nuk ka asnjë tjetër si ai në botë, për nga forma dhe ngjyra, një ngjyrë e pastër rozë.“Askush nuk e di sesa të rrallë dhe unikë janë këto diamandë në të gjithë botën. Diamandet me ngjyra përfaqësojnë vetëm 1% të prodhimit të diamandit në botë dhe diamandët pink përbëjnë vetëm 1% të 1%,”- thotë Lunel.Shtëpia e ankandeve shpreson dhe pret që diamandi rozë të thyejë rekord botëror për nga vlera që do të shitet.Në vitin 2009, një diamante pink 5 karat është shitur për 2 milionë dollarë në Hong Konf, duke vendosur një rekord të ri për shitjen e diamandit rozë dhe përgjatë 5 viteve të fundit, diamandet rozë kanë thyer rregullisht rekordet për cmimin e tyre si “Princie diamond” prej 34.65 karat që u shit për 39.3 milionë dollarë apo “Perfect pink” 14.23 karat që u shit për 23.2 milionë dollarë.“Vlera e diamandeve me ngjyrë është rritur nga viti në vit, cmimi i tyre pothuajse është dyfishuar. Kemi vendosur rekorde të reja në cdo ankand. Ky diamond është vlerësuar nga 23-28 milionë dollarë. Do të jetë një luftë e vërtetë. Do të marrin pjesë shumë klientë dhe shpresoj ti tejkalojmë pritshmëritë” -tha Lunel.Bashkë me diamandin pink, në ankand do të shfaqen edhe një gur smeral i shekullit të 19 vlerësuar për tu shitur 1.5 milionë dollarë, një varëse me diamandë që mund të shitet deri në2.4 milionë dollarë, secila prej të cilave dikur i përkiste Elenës së Francës, dukeshës së Aostës dhe një zafir Burmese quajtur “Royal Blu” 118.8 karat, vlerësuar paraprakisht 3.1 deri në 3.6 milionë dollarë.2DCD056600000578-3290007-image-m-117_1445868919127 2DCCD69200000578-3290007-image-a-111_1445868818221 2DCCFCCA00000578-3290007-image-m-118_1445868938703 2DCD05E600000578-3290007-image-a-102_1445868709670 2DCCD3F000000578-3290007-image-m-112_1445868824953/Oranews.tv/