Hallouin, Shtëpia e Bardhë hap dyert për festën e “të vdekurve”

Presidenti amerikan Barack Obama dhe zonja e parë Michele Obama kanë hapur dyert e Shtëpisë së Bardhë për festën e Hallouinit, duke ofruar karamele për fëmijët nga shkollat lokale dhe fëmijët e familjeve të ushtarëve.Shtëpia e Bardhë u dekorua sipas temës “Pylli i mahnitur” ndërsa akrobatë me kostume të ndryshme shumë ngjyrëshe performuan në një spektakël për disa orë, për të argëtuar fëmijët.Presidenti dhe zonja e tij shpërndanë karamele dhe ëmbëlsira për fëmijët, të gjithë të veshur me kostumet e superheronjve, si princesha, si karakteret e filmave “Lufta e yjeve” apo edhe si Papa Francesku.Këtë vit, lëvizja e ditëve përpara Hallouinit është quajtur si “Lufta e sheqerit” për shkak të kërkesave të larta për ëmbëlsira dhe karamelet tipike të kësaj feste.Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur sheqerin në listën e produkteve që shkaktojnë sëmundje kronike si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.Amerikanët kanë shpenzuar plot 2.1 miliardë dollarë për ëmbëlsira këtë vit, sipas të dhënave zyrtare të Federatës Kombëtare të Shitjeve.2DF63AE100000578-3297801-image-a-48_1446262008095 2DF4F60300000578-0-image-a-18_1446260870733 2DF4ED3E00000578-0-image-a-16_1446260859052 2DF4F24C00000578-0-image-a-11_1446260844911 2DF4F17500000578-0-image-a-14_1446260848196 2DF63AE500000578-0-image-a-5_1446260811754 2DF4F18500000578-0-image-a-7_1446260823094 2DF4EE1A00000578-0-image-a-2_1446259652222 2DF4EAC400000578-0-image-a-4_1446260807579 /Oranews.tv/