Hallouin në Meksikë, Pastiçierja bën maska unike me sheqer dhe cokollatë
Një pastiçier në Meksikë duket se ka zbuluar sekretin e Hallouinit për këtë vit, kur vjen fjala tek krijimi i maskave të veçanta, me veshë sheqeri.Joyce Martias ka ngritur një biznes, që e ka quajtur “Eksperti i zombit”, në shtëpinë e saj, me objektiv kryesor, krijimin e shijeve të frikshme për të gjitha rastet, jo vetëm për Hallouin.Por Hallouini është sezoni kulmor i saj, ku çdokush kërkon maska dhe produkte të frikshme që nga këmbët, sytë, veshët dhe hundë të gjitha me përbërje sheqeri dhe cokollate, pra ëmbëlsira, e që kushtojnë 850 pesos meksikane apo duke nisur nga 51 dollarë amerikanë.Tashmë Joyce ka mbi 47 mijë fansa në rrjetin e saj social Facebook, falë së cilës edhe biznesi i saj po lulëzon çdo ditë e më shumë. Çelësi i suksesit të saj, është një përzierje unike e çëmçakizit me karamelen, ngjyrat dhe bojërat e ndryshme dhe shurupet, për të krijuar më pas një figurë të shpifur, të neveritshme por të shijshme në të njëjtën kohë.“Qëllimi i ekspertit të zombit është ti japësh njerzve ndjenjën e neverisë sikurse këto maska të ishin reale por në të njëjtën kohë, teksa i provon, të shijojnë në maksimum. Nuk shijon ashtu sikurse duket. Më pas fillon të të pëlqejë, ndonëse është e lyer me gjak, në këtë rast shurup,”- thotë Martis.Por në Meksikë, në grahmat e një lufte civile të përgjakshme që ka vrarë më shumë se 100 mijë njerëz deri në dhjetor të vitit 2006, jo të gjithë meksikanët I marrin këto krijime si frikë e hallouinit apo dashuri makabre për ëmbëlsira.“Për shembull, tani në meksikë me nivel kaq të lartë të dhunës, shkova në një festival në shtetin e Michoacan dhe ata më pyetën sesi mund të coja atje këto lloj punimesh, kur ata kanë kaq shumë problem me drogën dhe dhunën fizike. Atje kishte kaq shumë njerëz të mërzitur, për shembull një grua ishte e mërzitur me vetë fëmijën e saj. Atje madje më thanë ti je e çmendur, e shpifur, e sëmurë,”- shtoi Martis.“Specialisti i zombit” operon kryesisht përmes porosive që i vijnë nga rrjetet sociale, përfshirë edhe dërgesat speciale ndërsa është shumë e famshme në Meksiko City.