Festa në Kiev, Kafshët në kopshtin zoologjik festojnë Hallouinin
Edhe banorët e një kopshti zoologjik në kryeqytetin e Ukrainës Kiev, e kanë festuar më së miri festën e Hallouinit, teksa iu shërbye edhe kungulli.4 tigrat në këtë kopësht zoologjik konsumuan secili nga 5 kg mish, për festën e Hallouinit.Fotografi i kopshtit zoologjik, Bogdan Skulskiy, tha se cdo ditë zbulon nga një element të ri tek kafshët.“Këtë vit, menduam që ti vendosnim edhe mish edhe kungull përpara, mqs jemi në periudhën e Hallouinit. Kungujt janë të mbushur dhe kafshët e pëlqyen shumë. Kjo është edhe pjesë e një loje, është një suprizë për ta, një suprizë e bukur,”- tha Skulskiy.Fëmijët ishin të lumtur rreth festimeve të Hallouinit, për vehte dhe për kafshët.“Tigri luante me kungullin. Ishte shumë e bukur,” -tha 9 vjecari Nazar.Stafi i kopshtit zoologjik kishte përgatitur edhe një drekë të vecantë vegjetariane për arinjtë, një kombinim i perimeve, bananeve dhe mollëve me mjaltë, të cilat i vendosën mbi kungujt.“Ne kemi dy arinj, chip dhe dale. Kemi përgatitur kunguj edhe për ta. I kemi shërbyer perime dhe fruta,” -tha punonjësja e kopshtit, Ganna Gurych.Arinjtë, fillimisht u zinë me njëri tjetrin se kush ti kapte i pari ushqimet dhe më pas njëri prej tyre zgjati putrën për të kapur perimet.“Po, pashë një ari. Ishte shumë e bukur kur ai u ngjit në pemë dhe hëngri kungullin,”- tha Viktoria, 10 vjeçe.Me shumë oreks ishte edhe elefanti Hores, i cili hëngri gjithcka iu shërbye për festë, madje edhe vetë kungullin.Fotografi Skulskiy tha megjithatë se pjesa më e madhe e kafshëve pëlqejnë të luajnë me kungullin sesa ti hanë ato.“Mund ta shihni se elefanti është i qetë. Secila kafshë ka reagimin e saj. Ndonjë prej tyr edhe ka frikë sepse mund të jetë dicka e re për ta. Gjithsecili ka karakterin e tij. Disa luajnë me kungullin sikur të jetë një top,” -tha ai.Kopshti zoologjik në Kiev është krijuar në vitin 1909 dhe është shtëpi e mbi 3 mijë kafshëve të 369 specieve të ndryshme.
/Oranews.tv/