Varrezat, vendi më i preferuar përpara hallouinit në Washington
Pak orë përpara hallouinit, mijëra vetë i janë drejtuar varrezave kongresiale të Washington DC, për të vizituar disa nga figurat e famshme, madje edhe me ture drejtuese, kryesisht me veshje hallouini, madje sipas heronjve të historisë.“I kemi të gjithë të varrosur këtu. Ska nevojë të jesh i pasur apo i famshëm, mjafton të jesh i vdekur” tha presidenti i varrezave, Paul Uilliams. “Këtu mund të gjesh kë të duash, pa maskë, nga më të varfërit e deri tek zëvëndës-presidentë”.Ky tur është vetëm një nga eventet e organizuara në varreza, që nga klasat e filmave horror e deri tek joga që zhvillohet natën, duke i dhënë një natë në vit jetë këtyre varrezave.Ndërsa të tjerë njerëz, kanë zgjedhur të tjera mënyra për të hyrë në shpirtin dhe atmosferën e hallouinit, hyjnë në kishë me një gotë verë në dorë, me birrë ndërsa marrin leksione nga historia. E pyetur se kur pret që të frikësohet, studentja Sunny Massa, e shoqëruar nga nëna e saj tha: “Se di, shpresoj të frikësohem”. “Jam mes fantazmave e gjëra të tilla, është qejf” tha ai.Një nga fantazmat e shfaqura përqark mbrëmjes në varreza ishte ajo e Dolley Madison, vejusha e James Madison, presidenti i katërt i SHBA-ve.“Vdqia në Washington dhe kisha mbetur trokë. A mund ta besoni? Ndaj më lanë këtu, në një varrezë publike për dy vjet rresht” tha aktorja Claire Palace, duke i qëndruar stoike rolit të saj.Një bamirës më pas pagoi që trupi i Madison të varrosej e të prehej pranë bashkëshortit të saj në Montpelier, në plantacionin e familjes në Virxhinia, shpjegoi aktorja.Për disa kritikë, kjo mbrëmje në varreza pavarësisht festës së të vdekurve apo hallouinit, është e turpshme sepse tregon mosrespekt për të vdekurit.Ndërsa për të tjetër, teksa bëjnë joga pranë varrezave, banorët e varrezave, e pëlqejnë praninë e tyre atyre, sikurse u shpreh një student.“Mendoj se të vdekurit e vlerësojnë jetën, jetën rreth tyre” tha Alex Ashton./oranews.tv/