Kinë, Kamerat pikasin dy panda gjigande në pyllin e egër

Dy panda gjigande janë pikasur përmes kamera infrared në rezervat Natyrore Uolong në jugperëndim të Kinës, në provincën Sichuan.Stafi i rezervës natyrore tha se pamjet janë vërejtur pas kontrollit të videove, që datojnë më 28 tetor. Bëhet fjalë për 2 video në të cilat shfaqen pandat, të dyja videot janë nga 40 sekonda.Në këto video, shfaqen dy pandat teksa luajnë me njëra-tjetrën në pyll dhe më pas largohen së bashku.Ekspertët thanë se mund të bëhet fjalë për dy panda binjake, që janë rritur bashkë dhe kjo është e pazakontë sepse pandat gjigande që rriten në natyrën e egër, zakonisht rriten dhe qëndrojnë vetëm pas mbushin 2 vjec.Rezerva natyrore Uolong ka dërguar tashmë ekspertët e saj në terren për të mbledhur informacione dhe detaje për ADN-në e dy pandave, për të konfirmuar gjithcka. Në provincën Sichuan gjenden 8 zona mbrojtjeje për pandat dhe Uolong është më e madhja prej tyre.34234235/Oranews.tv.