Zbulimi i NASA-s, Një asteroid pritet të afrohet brenda disa orësh me tokën

Një asteroid gjigand që shkencëtarët e zbuluan këtë muaj, do të afrohet jashtëzakonisht shumë me tokën në natën e Hallouinit, sipas astronomëve, duke siguruar për ta rastin më të mirë ndër qindra vite për të mbledhur bashkë të dhëna nga hapësira.“Epo, deri kohët e fundit ne nuk dinim shumë rreth këtij asteroidi. Ishte në fakt thjesht një ide e jona se ai ekzistonte. Dinim shumë pak rreth tipit të tij por tani do të dimë shumë gjëra. Meqënëse ai është shumë i shndërritshëm, përmes teleskopëve optikë ne mund të krijojmë një ide rreth përbërjes së tij, do të marrin spektra të tij, do të mësojmë se çfarë mineralesh ka në të dhe më pas radarët do të jetë vërtet spektakolare sepse ai do të afrohet shumë me tokën. Do të kemi një imazh me radarë fantastikë, do të dimë cfarë forme ka ky asteroid, si rrotullohet dhe në cfarë drejtimi rrotullohet, si duket sipërfaqja e tij” tha Paul Chodas, menaxheri i Qëndrës së studimeve për trupat pranë tokës, në Laboratorin e NASA-s.Asteroidi, që është vlerësuar paraprakisht të jetë me diametër 400 metër, do të afrohet pranë tokës me 35 km për sekondë. Asteroid, njohur shkencërisht si TB145 2015, do të afrohet 480 mijë km me tokën, më larg se hëna por relativisht afër për nga matjet kozmike.Astronomët shpresojnë të kapin imazhet përmes radarëve dhe matjeve të tjera gjatë afrimit të tij, një mundësi e rrallë kjo për shkencëtarët të cilët këto matje zakonisht i bëjnë përmes robotëve ekstremisht të shtrenjtë që sigurojnë informacione rreth trupave të tillë. Shkencëtarët presin të mësojnë gjithcka rreth formës së asteroditi, dimensioneve, sipërfaqes dhe karakteristikave të tjera të tij.Përveç vlerave shkencore të tij, studiuesit mund të ndihmojnë në këtë rast inxhinerët për të zhvilluar më shumë teknikat e gjurmimit dhe mënyrat e matjes për asteroidët e tjerë që mund të jenë në të njëjtin kurs konstelacioni me tokën.“Nëse do të na duhet herë tjetër të shmangin një asteroid, do të dimë se cfarë të bëjmë. Sepse në përgjithësi ne nuk dimë shumë rreth asteroidëve, për strukturën e tyre, sesa të fortë ato janë, si janë nëpërbërje, nëse kanë vrima të tilla në formën e djathit kaçkavall apo janë më solidë. Ne nuk dimë asgjë rreth tipit të asteroidëve,”- tha Chodas.Gura të vegjël në trajtë shiu bien mbi tokë vazhdimisht, si copëza flake përmes atmosferës."Rreth 65 milionë vjet më parë, një asteroid apo komentë rreth 10 km në diametër, u përplas në atë që sot njihet si gadishulli Yucatan në Meksikë, duke shkaktuar ndryshme klimatike globale që vranë mijëra dinozaurë, bashkë me 75% të jetës që ekzistonte në atë kohë," -thonë shkencëtarët.Më herët, një asteroid vetëm 20 metra në diametëer u përplas në Chelyabinsk të Rusisë në shkurt të vitit 2013, duke thyer xhamat e shtëpive qindra km larg e duke dëmtuar pallate e ndërtesa. Më shumë se 1 mijë vetë u plagosën e mbetën të lënduar nga mbeturinat fluturuese.Asteroid TB145 pritet ti afrohet tokës pa shkaktuar asnjë rrezik për tokën dhe njerëzimin.“Epo, le të jemi të qartë, ky asteroid do ti afrohet tokës në mënyrë të paqtë. Nuk do të na godasë dhe ne do ta njohim orbitën e tij shumë mirë dhe mund të projektojmë gjithcka për të ardhmen. Tokës dhe njerëzimit sdo ti rrezikohet asgjë,”- tha Chodas. NASA po punon për të matur potencialin e rrezikshmërisë së asteroidëve dhe kometave, që kalojnë në rrezen e 48 milionë km afër tokës. Asteroid TB145 është zbuluar vetëm 3 javë më parë.nasa/Oranews.tv/