Mishel Obama: Jam krenare për Barack. Kush nuk do të dashurohej me të?

Zonja e Parë e Amerikës, Mishel Obama, në një intervistë pa “dorashka” në show-n super të ndjekur "Entertainment Tonight", ka rrëfyer sekrete intime nga jeta me bashkëshortin e saj, presidentin Barak Obama, duke e cilësuar atë si një mashkull shumë tërheqës dhe si seks simbol.Pa pikën më të vogël të ndrojtjes, përkundrazi me një lirshmëri të habitshme, zonja e parë ka rrëfyer edhe detajet më të vogla të jetës intime të çiftit të parë të Amerikës."Obama një seks simbol? Sigurisht! - ka  thënë Mishel. -Unë jam krenare për të, është një mashkull me stil, i zgjuar, pasionant dhe frymëzues. Kush nuk do të dashurohej me të? - ka vijuar zonja e parë.