Mbyten dy varka me emigrantë, më shumë se 20 të vdekur, dhjetra të zhdukur

Deri tani 22 emigrantë, mes tyre 13 fëmijë, janë mbytur gjatë natës në det afër ishujve grekë, Kalymnos dhe Rhodes ndërsa dhjetra rezultojnë të zhdukur.Ata po përpiqeshin të arrijnë në Evropë, ndërsa 144 vetë janë shpëtuar, kanë thënë autoritetet detare greke.Nga mjeti i parë lundrues janë konfirmuar 16 viktima ndërkohë që 30 të tjerë rezultojnë të humbur nga operacioni masiv i kërkimit. Në aksionin e rojeve bregdetare janë përfshirë qindra vullnetarë.Ndërkohë në barkën e dytë ndodheshin afro 280 persona.Operacionet e kërkimit vazhdojnë teksa mjekët po u kujdesen për personat e mbijetuarFluksi i azil-kërkuesve është rritur së tepërmi në ishullin grek Lezbos. Udhëtimi prej 10 kilometrash nga Turqia është bërë edhe më i rrezikshëm për shkak të motit të keq dhe temperaturave që janë ulur.[caption id="attachment_607597" align="alignnone" width="620"]image 13 femije humben jeten nga permbytja e varkave ne Lezbos[/caption][caption id="attachment_607598" align="alignnone" width="623"]ap-coast-guard-rescues-242-after-boat-capsizes-near-lesbos 13 femije humben jeten nga permbytja e varkave ne Lezbos[/caption][caption id="attachment_607599" align="alignnone" width="619"]lezbos2 13 femije humben jeten nga permbytja e varkave ne Lezbos[/caption][caption id="attachment_607600" align="alignnone" width="623"]lezbos 13 femije humben jeten nga permbytja e varkave ne Lezbos[/caption]