Droga me avionë të vegjël nga Shqipëria në Itali, kapen dhe 500 kg marijuanë

Droga nga Shqipëria në Italia transportohej me avionë të vegjël turizmi. Më pas lënda narkotike furnizonte tregun e Torinos, Milanos, Romës.Hetimet e nisura dy vjet më parë nga policia e Torinos çuan në arrestimin e 7  personave dhe denoncimin e 10 të tjerëve si pjesë e organizatës italo- shqiptare të trafikut të drogës e cila vepronte në Torino dhe në provincën e Milanos. Tre nga të arrestuarit janë italianë, 14 janë shqiptarë.Gjatë operacionit të koduar “Moonlight” policia sekuestroi 500 gram heroinë e pastër dhe rreth 500 kg marijuanë.Nëse do të dilte në treg do të merrej 5 milionë euro. Gjithashtu u sekuestrua dhe një avion i vogël për turizëm dhe dy kamionë që përdoreshin për të transportuar drogën.Në krye të organizatës është një familje shqiptare e cila prej vitesh jeton në periferi të Milanos.Ajo  planifikonte importimin e lëndës narkotike, marijuanë dhe heroinë duke përdorur avionë turistikë.Familja kishte  kontakte me trafikantë të drogës në Shqipëri dhe një grupi tjetër të vendosur në Piemonte dhe Lombardi, shkruan media italiane.Lënda narkotike e cila blihej në Shqipëri me një çmim tepër të konkurueshëm ngarkohej në avionë të vegjël tip Cessna, të përdorura në rrugët Shqipëri- Itali.  Avionët zbrisnin në aeroporte të vogla në provinca dhe shpesh të fshehura mes fushave apo pyjeve, në zona jo shumë larg autostradave. Kjo me qëllim që makinat të cilat merrnin mallin e shkarkuar nga avionic të humbnin mes trafikut.Dy fluturime janë evidentuar nga Guardia di Financa në Torino.[caption id="attachment_606960" align="alignnone" width="640"]droga itali Avioni me te cilin u transportua droga[/caption][caption id="attachment_606959" align="alignnone" width="640"]droga itali1 Droga e transportuar nga Shqiperia ne Itali[/caption][caption id="attachment_606958" align="alignnone" width="640"]droga itali2 Droga e transportuar nga Shqiperia ne Itali[/caption]droga itali3   /Oranews.t.