Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare: Puna e përkthyesit më pak e vlerësuara

Në ditën botërore të përkthimit drejtoresha e Biblotekës Kombëtare, Persida Asllani, thotë se mungon vlerësimi për përkthyesit, ndërsa rendit arsyet pse nuk është e lehtë të jesh përkthyes i mirë.Edhe pse kanë punë mjaft të vështirë e njëkohësisht të rëndësishme, përkthyesit në Shqipëri nuk vlerësohen aq sa duhet.E këtij mendimi është drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.Persida Asllani: “Në kushtet e vështirësive ekonomike, përkthyesit janë ndër të parët që e ndjejnë këtë gjë, ndoshta në atë pavarësinë ekonomike dhe të shpërblimit të punës së tyre që është një punë kolosale”.Por nga ana tjetër Persida Asllani thekson se jo çdokush mund të jetë një përkthyes i mirë dhe kjo për disa arsye.Persida Asllani: “Kemi të bëjmë me një proçes kreativ, kemi të bëjmë me një proçes krijues dhe subjektiviteti, origjinaliteti, prirja, natyra,dija e përkthyesit patjetër do ti mbivendoset tekstit të përkthyer. Dhe fatmirësisht që është kështu sepse duke qenë një interpretim kulturor në kontekste të caktuara, po të ishte një përkthim i thatë, i fjalë për fjalshëm ai do të humbte çdo komunikim me lexuesin e gjuhës pritëse”.Në 13 tetor Biblioteka Kombëtare në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës do të kremtojnë edhe 750-vjetorin e veprës së Dante Aligerit ku do të diskutohet për rrugëtimin e përkthimit të veprës së tij në shqip.