Përleshje mes të dënuarve shqiptarë dhe amerikano-jugorë, 20 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2015, 17:49
Përleshje masive mes shqiptarëve dhe amerikano-jovorëve në burgun e Marassit në Xhenova të Italisë.Mediat italiane raportojnë se 20 të burgosur kanë mbetur të plagosur nga konflikti.Gjithçka ka ndodhur rreth orës 13:00, gjatë orarit të ajrimit, përpara se të dënuarit të ndaheshin nga gardianët.Dy grupet janë përleshur mes tyre me thika artizanale, çka ka vështirësuar edhe ndërhyrjen e gardianëve për të neutralizuar situatën.Të plagosurit kanë marrë mjekim në spitalin e burgut.Autoritetet e burgut kanë kërkuar ndihmën e qeverisë, pasi situata nuk paraqitet e qetë dhe ekziston rreziku që të gjenerojë sërish në dhunë.