Në Shtator u tkurrën eksportet dhe importet
Në shtator, eksportet dhe importet janë tkurrur sërish, duke dëshmuar për rënien e konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë, por edhe të konsumit në vend. Ndërkaq Instituti i Statistikave konstaton se eksportet e tekstileve dhe këpucëve, po rriten ndonëse me ritme shumë më të ngadalta se një vit më parë.Tirane- Shqipëria po përballet me një situatë jo të mirë edhe në tregtinë e jashtme. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë për rënie të importeve dhe eksporteve. Sipas INSTAT-it, në shtator eksportet e mallrave arritën në 20 miliardë lekë, duke u ulur me 4,4 % kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.Ndikimin kryesor në rënien e eksporteve e kanë dhënë grupet "Materiale ndërtimi dhe metale" si dhe "minerale, lëndë djegëse, energji", ndërsa tekstilet e këpucët po rriten ndonëse me ritme shumë më të ngadalta se një vit më parë. Rënia e eksporteve dëshmon për rënien e prodhimit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë.Përsa u përket importeve, ato arritën në shtator vlerën e 44 miliardë lekëve, me rënie vjetore 7,4 %. Në uljen e importeve kanë kontribuar negativisht kryesisht grupet: "Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike" dhe "Materiale ndërtimi dhe metale".Rënia e importeve është tregues i tkurrjen konsumit, një ndër problemet kryesore të ekonomisë sonë aktualisht, që po reflektohet edhe te një nivel i ulët i inflacionit.[caption id="attachment_606377" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Të dhënat e INSTAT për eksportet[/caption][caption id="attachment_606378" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Të dhënat e INSTAT për importet[/caption] /Oranews.tv/