Aksioni i Ujësjellësit për lidhje të paligjshme, 28 raste dhe 5 gjoba

Në Durrës ka nisur aksioni ndaj lidhjeve të paligjshme në rrjetin e Ujësjellësit. Grupet e punës janë shpërndarë në disa zona të qytetit bregdetar, ku më problematika ka rezultuar ajo e Ish -Kënetës. Janë dhjetëra raste shkeljesh që janë shoqëruar me gjoba, mes tyre edhe biznese.Në Durrës dhe Shijak ka nisur aksioni për prerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit.Zona më problematike në Durrës,  ka rezultuar ish-këneta, ku janë vendosur 17 gjoba, nga 40 në total, pas kontrolleve të kryeraLeonard Haka, përgjegjës i sektorit të azhornimit pranë UKD: Jemi tek zona e Kënetës ku këtu kemi konstatuar shumë lidhje të paligjshme, mbi 28 lidhje të paligjshme, kemi vënë 5 gjoba, janë marrë edhe masa për ndjekje penale.Nga kontrolli në rrugën Maminas-Marikaj, janë zbuluar katër lidhje të paligjshme nga biznese të zonës të cilët janë gjobitur me shuma që variojnë nga 25 -50 mijë lekë të reja.Ivo Doçi, përgjegjës i repartit Shijak pranë UKD: Kryesisht kontrollojmë bizneset, abonentë që marrin ujin me lidhje të paligjshme, familjare që janë debitore, matësit qe nuk punojme pasi familjaret nuk i kanë ndërruar për arsye fitimi.Aksioni për lidhjet e paligjshmedo të shtrihet në të gjithë zonën e shërbimit me ujë të pijshëm që mbulon Ujësjellës Kanalizime Durrës./Oranews.tv/