Turqi, Erdogan ndalon transmetimet e dy televizione opozitare

Policia turke ka marrë kontrollin e dy stacioneve opozitare televizive.Bëhet fjalë për televizionet “Bugun TV” dhe “Kanalturk”, të dyja në pronësi të grupit Koza-Ipek, me seli në Stamboll. Kjo kompani kontrollon edhe grupin botues ku bëjnë pjesë të përditshme “Bugun” dhe “Millet”.Forcat e rendit zbarkuan në selitë e kompanive televizive për të njoftuar për vendimin e gjykatës së Ankarasë.Shoqatat e gazetarëve dhe opozita proteston. Agjentët në fillim shpërndanë gaz lotsjellës dhe ujë me presion kundër punonjësve të cilët kërkonin të mbronin hyrjen e vendit ku ndodhet dy televizionet, në mënyrë që më pas të merrnin drejtimin së bashku me administratorët e tinj.Grupi Koza-Ipek është akuzuar për “financimin, rekrutimin dhe të bërit propagandë” në emër të imam Fetullah Guleh, për kreun e një rrjeti  mediash dhe OJQ-sh që konsiderohet si “organizatë terroriste” nga autoritetet në Ankara.Ish-aleati i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Gulen – që banon në SHBA – është kthyer “armiku public numër 1” i qeverisë pas skandalit të korrupsionit që ka prekur figura të shumta politike të vendit.Vendimi i gjyqësorit për të akuzuar dy televizionet është kritikuar nga opozita si  sulm ndaj shprehjes së lirë, vetëm disa ditë para zgejdhjeve të përgjithshme të dielën, ku pritet që partia e Erdogan të fitojë mazhorancën absolute.Vetëm pak ditë mungojnë nga zgjedhjet e 1 nëntorit dhe kontrolli i Erdoganit për lirinë e informacionit është gjithnjë e më i ashpër. Javës që kaloi ndaluan së transmetuari 7 kanale opozitare.[caption id="attachment_606139" align="alignnone" width="639"]tuerqi Policia turke bllokon hyrjen e gazetareve ne median e tyre[/caption][caption id="attachment_606137" align="alignnone" width="640"]CSYv4wdWUAAs0dl Policia turke duke arrestuar gazetaret[/caption]