Ura mbulohet nga mbetjet urbane, nuk ka kontenierë

Ura mbi lumin Osum shumë pranë zonës muzeale të Beratit, po bëhet e pakalueshme për shkak të mbetjeve që grumbullohen në të dy anët e saj. Mungesa e kontenierëve, është një prej shkaqeve që plehrat të hidhen kuturu pranë urës, së ndërtuar 4 vjet më parë.Berat-E ndertuar vetëm katër vjet më parë, kjo urë e re në qytetin e Beratit, shumë pranë zonës muzeale, është kthyer në vend grumbullimi mbetjesh urbane.Pirgje të medha plehrash dhe mbetje të ngurta kanë zaptuar kolonat e urës në të dyja anët e lumit Osum.Situata rëndohet edhe më tej pasi në këtë zonë zhvillohet një herë në javë tregu industrial dhe fruta-perimeve, dhe në mungesë të kontenierëve, mbeturinat hidhen pranë urës.Era kutërbuese ndihet tek kalimtarët, të cilët thonë se mbetjet janë dhe burim infeksionesh.E kontaktuar, bashkia e Beratit, për këtë gjendje bën shkaktar, papërgjegjshmërinë e qytetarëve.