Donald Lu dhe Vlahutin takojnë Presidentin e Republikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2015, 13:13
Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin kanë takuar sot presidentin e Republikës, Bujar Nishani.Nuk ka një njoftim për mediat por besohet se temë e takimit ka qënë Reforma në Drejtësi, që konsiderohet e një rëndësie të vencantë nga ndërkombëtaret.Kohët e fundit takimet e ndërkombëtarëve me aktorët politikë dhe drejtues të institucioneve të pavarura kanë qënë intensive.Përfaqësues të SHBA dhe BE kërkojnë të realizohet sa më parë procesi i dekriminalizimit dhe të mos dështojnë përpjekjet për Reformën në Drejtësi.