Greqia përfiton 5.9 mln euro nga BE për menaxhimin e krizës së emingratëve
Qindra refugjatë pritën në të ftohtë për të kaluar nga Austria në Gjermani, ndërsa fluksi i larët krijoi edhe tension në kufi.Në qytetin e vogël gjerman Vegshajd rreth 2 mijë emigrantë kaluan pa asnjë kontroll gjatë natës pasi forcat policore e patën të pamundur të përballonin një numër kaq të lartë.40 oficerët e policisë i ndanë më pas në grupe më të vogla emigrant dhe i orientuan drejt autobusëve që do ti conin në qendrta e pritjes.Ndërkohë Bashkimi Europian ka rënë dakord për t'i akorduar Greqisë një fond prej 5.9 milionë eurosh, në mënyrë që qeveria të ketë mundësi të transpotojë azil-kërkuesit nga ishujt e Egjeut në brendësi të vendit. Një lajm i tillë është komunikuar nga Komisioni Europian, përmes një qëndrimi zyrtar ku nënvizohet se gjatë 4 muajve të ardhshëm do të ndihmohen afro 60.000 refugjatë.Burimi zyrtar bën me dije se kjo skemë do të jetë e vlefshme vetëm për personat të cilëve u janë marrë shenjat e gishtërinjve dhe janë regjistruar pranë autoriteteve. Asnjë azil-kërkues që nuk ka kryer këto procese, nuk do të mund të vijojë udhëtimin drejt Europës perëndimore. Greqia, gjithashtu do të ketë mbështetje në ngritjen e kampeve të qëndrimit si dhe në implementimin e skemës së rishpërndajes.Kjo mbështetje financiare për Greqinë do të akordohet nga Fondi i Azilit Emigracionit dhe Integrimit.