PD: Rama fton biznesin kinez, por BB thotë se janë përkeqësuar të gjithë treguesit
Për raporton e BB e të bërit biznes ka reaguar edhe PD. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputeti Florion Mima tha se ky është raporti më negative për Shqipërinë. Duke e lidhur raportin e “Doing Bussines” edhe me vizitën e kryeministrit Rama në Hong Kong, Mima tha se thirrjet e Ramës për biznesin kinez u hodhën në kosh të plehrave nga BB.Deklarata e deputeti MimaEdi Rama shpenzoi kot dhjetra mijëra euro nga taksat e shqiptarëve, në luksin e shfrenuar të hoteleve më luksoze të Hong-Kongut, pasi thirrja e tij ndaj biznesit kinez për të investuar në Shqipëri u hodh ne kosh te plehrave nga raporti më i rëndësishëm i Bankës Botërore, Doing BussinesInvestitoret përpara se të marrin një vendim, nuk dëgjojne pallavrat e Edi Ramës, por shohin raportin e Bankës Botërore për Shqipërinë, ku ne kemi humbur 35 vende krahasuar me një vit më parë.Jemi sot vendi i fundit në rajon dhe, për lejet e ndertimit, vendi i fundit në botë.Treguesit kryesorë janë në përkeqësim të ndjeshëm:Nisja e biznesit me -4 pikë.Leja e ndërtimit -67 pikë.Furnizimi me energji elektrike – 3 pikë.Regjistrimi i pronës -3 pikë.Marrja e kredisë -6 pikëTaksat – 12 pikë.Zgjidhja e çështjeve të paaftësisë paguese -2 pikë.Të gjitha këto përkeqësime dramatike për biznesin lidhen me qeverisjen, me Edi Ramën drejtpërdrejt.Korrupsioni skandaloz i shtrirë masivisht, klientelizmi dhe fakti që vetëm ndërtuesit e tij punojnë sot, rritja e taksave dhe, nga ana tjetër, kontrabanda e evazioni i stërmadh, represioni dhe dhuna ndaj biznesit që nuk është afer qeverisë, të gjitha këto kanë sjellë këtë rezultat dramatik.Ky është raporti më negativ që merr një qeveri shqiptare për ekonominë e vendit. Edi Rama, ka bërë gjithçka për të ardhur në këtë ditë.Kjo pasaportë e zezë për Shqipërinë është një pengesë serioze për ardhjen e investitorëve dhe për zhvillimin e ekonomisë.Vendi është në pikiatë, në rënie të lirë. Në rajon, sigurisht të fundit, ku dhe Kosova paraqitet më mirë, më atraktive për biznesin. Të fundit në botë për lejet e ndërtimit.Vendi është në krizë të thellë dhe kjo tashmë u konfirmua dhe nga raporti kryesor i Bankës Botërore.Ky paport është një nekrologji e kësaj qeverie që nuk ekziston më.Shqipëria dhe qytetarët kanë nevojë për një paketë shpëtimi dhe Partia Demokratike është gati të marrë vendime të rëndësishme për uljen e taksave, lehtësimin e biznesit dhe luftën ndaj korrupsionit.