Ekspertët: Situata edhe më e rëndë se paraqet “Doing Business”

Raporti “Të bësh biznes” i Bankës Botërore ka dhënë alarmin për humbjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, por edhe për efektin negativ të shumë reformave të ndërmarra nga qeveria.Ndër treguesit e analizuar nga institucioni financiar ndërkombëtar, rënien më të madhe e ka shënuar dhënia e lejeve të ndërtimit ku Shqipëria ka zbritur me 67 vende në pozicionin e 189.Arben Dervishi:U bë vite që lejet e ndërtimit janë bllokuar ose jepen me pikatore. Kjo ka ndikuar shumë sepse shumë firma ndërtuese kanë ulur kapacitetin ose kanë mbyllur firmat.Rezultat negativ ka marrë dhe pagimi i taksave, me një rënie me 12 pozicione, duke zbritur në vendin e 142.Bujar Bendo thotë: Ne do i përmbahemi treguesve por po ta shikosh ambient është shumë më i rënduar.Pozicioni i Shqipërisë është përkeqësuar edhe në sektorin energjetik. Ne renditemi të 162-tët, duke humbur 3 vende.Eduart Elezi thotë: Një ndër faktorët e zbritjes është dhe reduktimi i humbjeve në sistemin e shpërndarjes dhe realizimi i investimeve që janë të domodsoshme për një faktor apo një impuls të ri.Raportet “Doing Business” të Bankës Botërore janë referencë krahasuese për çdo investitor të huaj që është në kërkim të një vendi për të zhvilluar biznes.Vitin e kaluar, Shqipëria u përmirësua me 40 pozicione, duke u ngjitur në vendin e 62, ndërsa në raportin e këtij viti ne humbasim 35 vende, duke u renditur në pozicionin e 97. Renditja e këtij viti vlerëson kryesisht reformat e ndërmarra gjatë 2014-ës./Oranews.tv/