Eduard Ndocaj nga Milano në Tiranë, sot betohet si deputet
Deputeti më i ri i Parlamentit Shqiptar Eduart Ndocaj ka lënë Milanon dhe ka mbërritur në Shqipëri, ku i është rezervuar një pritje e veçante në aeroportin e Rinasit.Mbështetës të deputetit lezhian që zuri vendin e deputetit socialist Arben Ndoka i cili pak kohë më pare dha dorëheqjen, është pritur në aeroport jo nga socialistët por nga demokristianët.Me tu marrë vendimin në KQZ për mandatin e tij ai deklaroi se do të jetë pjesë e Partisë Demokristiane çka nxiti menjëherë reagimin e kryetarit Nard Ndoka që e konsideroi një deputet të rënë nga qielli.Si dhuratë, Ndocajt iu dhurua nga disa të rinj, kapelja e kaubojsit, ndoshta ngaqë ajo i solli fat në krah të kryeministrit Edi Rama kru u prezantua si kandidat.Në seancen e dites së enjte pritet qe Eduart Ndocaj të bëjë betimin si ligjvënës i Qarkut të Lezhës.40 vjecari Eduart Ndocaj, i lindur në Manati të Lezhës, ishte në listën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 23 qershorit 2013.[caption id="attachment_606336" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Eduart Ndocaj ne aeroportin e Rinasit[/caption][caption id="attachment_606337" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Njerez duke pritur Eduart Ndocaj ne aeroportin e Rinasit[/caption]/Oranews.tv/