Klosi: Do të nisë formalizimi i zejtarëve, përjashtohen nga taksat
Nëpërmjet projektligjit të zejtarëve që ka përgatitur Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, kjo kategori do të përjashtohet nga taksat. Kjo do ti japë mundësi zejtarëve, rrobaqepësve dhe berberëve të formalizohen si biznes dhe të mos punojnë në ambjente shtëpie.Zejtarët, rrobaqepësit, berberët të cilët punojnë në ambjente shtëpie do të formalizohen si biznese dhe do të përjashtohen nga taksat.Kjo parashikohet nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në projektligjin për zejtarët që pritet ti shkojë për diskutim komisioneve parlamentare.Klosi:“Ti ofrojmë atyre ato atribute të munguara, ti ofrojmë të jenë më real në tregun e punës shqiptar, të jenë të regjistruar, organizuar dhe të mbështetur nga shteti. Ligji i ri i zejeve, pra për zejtarë, për ata që punojnë me punë dhe mbajnë familjen me punë do të kërkojë që ata të jenë të përjashtuar nga taksa, nga tatimet, nga fisku shqiptar”.Ministri Klosi e ka quajtur një situatë paradoksale që në zyrat e punës ka më shumë oferta se kërkesa dhe papunësia mbetet ende e lartë.Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti me biznesin turk.