Shalsi: Të hetohen nga prokuroria akuzat për tenderin e matjeve në terren
Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame gjatë një raportimi në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese rrëzoi akuzat e opozitës në lidhje me rimatjet në terren. Shqetësimi për këtë çështje erdhi edhe nga rradhët e shumicës dhe konkretisht nga kryetari Eduard Shalsi që i kujtoi zotit Lame edhe hetimin nga prokuroria për këtë çështje.Eduard Shalsi: "Drejtoresha a ka hartuar terma apo jo “Artan Lame: "Jo nuk ka lidhje fare"Eduard Shalsi: "Gjithsecili ka të drejtë të dyshojë e të kërkojë. Të mos mjaftojë por cështja të shkojë në Prokurori"Deputetët e maxhorancës por edhe të opozitës i kërkuan kreut të ALUIZNI-t llogari edhe për akuzat e ngritura ne dokumentin konfidencial te OSBE sipas të cilit në periudhën e zgjedhjeve janë shpërndarë leje ndërtimi në mënyrë abuzive.Drejtori i ALUIZNI-t preku dhe çështjen e gritur së fundmi në media për një konflikt pronësie në një fshat te Golemit, ku banoret prentendojnë se një shoqeri private ka pushtuar hapësirat e përbashkëta për të ndërtuar.Artan Lame: “Është një tjetër krim i qeverisë Berisha në ditët e agonisë së saj. Shto dhe zonat e reja të ndërtimit në zonat e gjelbëra”ALUIZNI ka shpërndarë 20 mijë leje legalizimi vetëm gjatë 2015 ndërkohë që kreu i këtij institucioni premton se proçesi do të mbyllet brenda këtij mandati qeverisës./Oranews.tv/