"Le Iene": E ardhmja është në Shqipëri
E ardhmja është në Shqipëri. ky është mesazhi i reporterit italian Enrico Lucci, nga emisioni "Le Iene show".Dikur, 25 vjet më parë, shqiptarët jepnin gjithcka për të kaluar Adriatikun për të nisur një jetë të re në Italianë fqinje por sot ndodh krejt e kundërta. 25 vite më pas, "toka e premtuar" e italianëve është Shqipëria.Historia po përsëritet në drejtim të kundërt, për mijëra italianë që kanë nisur një jetë të re në "vendin e shqiponjave". Historitë e tyre vijnë në këtë kronikë përmes rrëfimit të gjithësecilit. Një mekanik, një punonjës i "call center", madje edhe një futbollist që tregojnë rënien e paragjykimeve që media i ka ngritur duke folur vetëm për vrasës dhe hajdutë shqiptarë.Ai është Bruno dhe bashkë me djalin e tij punon në Shqipëri.Mekaniku: "Shqipëria praktikisht më ka rikthyer në lojë mundësitë e mia."Këtu ai ka gjetur një të ardhme.Djali i ri: "Në Kalabri, zgjohesha në mëngjes dhe thoja, cfarë do bëj sot? Ndërsa këtu them, o dreq, sa shumë gjëra kam për të bërë".Në Shqipëri jetojnë sot mijëra emigrantë italianëMekaniku: "Sot Shqiperia të ofron mundësi të mëdha".Por përse vijnë në Shqipëri?Italiani, punonjes i Call center: "Si mund të rrihej në Itali?Duket sikur ishte dje por kanë kaluar plot 25 vjet që kur mijëra shqiptarë në anijen e vlorës zbarkuan në Itali në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Por sot historia është kthyer mbrapsht. Bruno është 62 vjec, ai ka ardhur nga Italia pasi ka mbyllur oficinën e tij,për shkak të shpenzimeve të papërballueshme.Mekaniku: "Thashë do shkoj dhe do e provoj. Këtu rifillova jetën nga e para. Për 3 ditë këtu arrita të marr lejen, licensën"Mekaniku: "Në Itali vuaja nga tensioni i lartë dhe stresi. Ndërsa këtu pa asnjë ilaç, jam në gjendje shumë të mirë dhe të stabilizuar.Mekaniku: "Ankthi është zhdukur. Sot flej si pasha".A mendon të jetojë këtu deri në fund të jetës?Mekaniku: "Nuk e mendoj, jam i bindur"Në vendin e shqipnjave, regjimi komunist ndërtoi bunkerë kudo, për shkak të frikës nga pushtimi perëndimor. Por në fakt perëndimi në Shqipëri erdhi pa makina lufte, pa tanke, por me banka, lojërat e fatit dhe kazinotë si dhe me pikat e basteve, që i gjen kudo. Sic gjen kudo edhe pabarazinë e dukshme sociale. Por ka edhe mundësi të reja.Gazetari: Ke jetuar në Itali ti?Djali shqiptar: "Po, dy vjet".Cfarë pune bën?Djali shqiptar: "Punoj në një call center".Djali shqiptar: "Jam kthyer sepse në Itali nuk kishte më punë. Më mirë në Shqipëri me një punë të thjeshtë sesa në Itali pa punë".Po italianët?Djali i ri italian: "Unë merrem me qeratë për qytetarët italianë që jetojnë në Shqipëri. një shtëpi e këtij lloji në Tiranë, në qendër kushton maksimumi 390 euro në muaj. Në zonat përreth e gjen edhe 100-150 euro. Këtu jeton shumë mirë me maksimumin 350 euro në muaj. Me 5 euro ushqehesh në restorant"Cfarë i thotë miqve në Kalabri që e paragjykojnë?Djali i ri italian: "Ata më thonë, cfarë bën në Shqipëri? Do mbetesh atje mes ciganëve por ne fakt nuk është kështu. Ti nisesh nga Italia me një paragjykim të fortë. Vjen këtu dhe nuk e ke më".Edhe frika nga kriminelët e parë në kronikën e zezë, është false.Djali i ri italian: "Ne mendojmë se në Shqipëri të grabisin. Se po e le çantën aty, ta vodhën. Nuk është e vërtetë. Mua personalisht më ka ndodhur që më ka rënë portofoli në tokë dhe ma kanë rikthyer. Unë s'do ta kisha kthyer kurrë".Djali i ri italian: "Shqiptarëve iu mjafton edhe vetëm një faleminderit, që iu del nga zemra. Ata jetojnë me më shumë entuziasëm se ne. Ai që ka prekur fundin, mund prapë të ringrihet.Djali i ri italian: "Sot për sot të ardhmen time e shoh këtu. Po studioj, po integrohem në botën e punës. Ky vend ofron mundësi të mëdha. Gjë që në Itali sot, nuk është më e mundur".Kështu është edhe për Ciron, që punon si pasticier.Ciro: "Nëse punon mirë, mund të rritesh"Ciro: "Sot në Itali po ikin të gjithë. Ndërsa këtu është plot me të rinj".Andrea është lojtar i futbollit.Andrea: "Unë luaj këtu, me Partizanin".Por një lojtar si ai, sa para mund të fitojë këtu?Andrea: "Mund të fitojë deri në 2500 euro. Dua të vazhdoj në Shqipëri. Ndjej se jam në formë këtu"Kuzhinieri: "Ndihem sikur jam një personalitet i rëndësishëm. Një shef kuzhine italian që sjell me vete një bagazh".Ai punon në restorantin e një shqiptari.Kuzhinieri: "Fitoj 3-4 miëj euro në muaj"Ai mëson edhe një djalosh të ri."Daja im ka ikur nga Durrësi bashkë me 20 veta të tjerë, me një varkë shumë të vogël. Ishte shumë e rrezikshme.Ai nuk emigron në Itali.Djali shqiptar, kuzhinier: "E ardhmja ime është në Shqipëri".Kanë mbetur të mahnitur nga Shqipëria.Punonjësi i call center: "E shoh Tiranën si Napolin tim. Një qytet i bukur, i qeshur, këndojnë dhe kërcejnë gjithë ditën, në punë fitoj 150-400 euro në muaj. Këtu cdo gjë ka cmimin e duhur. Unë jetoj me të fejuarën time. Është shqiptare. Jam ambientuar. Këtu brenda janë të gjithë shqiptarë. Ka raste që më pyesin, dikur ishim ne që vinim në Itali ndërsa sot jeni ju që vini këtu, si ka mundësi?Kjo gjë nuk i duket përulëse."JO, nuk më duket aspak"