Guvernatori i Hong Kongut-Ramës: Të angazhuar të nxitim investimet në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë mbështetjen e guvernatorit të Hong Kongut Leung Chun-Ying për nxitjen e investimeve në Shqipëri.Gjatë pritjes që i bëri Guvernatori kryeministrit Rama në rezidencën e qeverisë  kreu i qeverisë shqiptare pasi falenderoi Guvernatorin për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të aktiviteteve, theksoi nevojën e rritjes se shkëmbimeve tregtare.Duke nënvizuar bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe pozicionin e favorshëm gjeografik, lehtësirat në taksa dhe tregun e favorshëm të punës, Kryeministri Rama ftoi investitorët e Hong Kongut për të qenë më prezent në Shqipëri.Nga ana e tij, Guvernatori Leung Chun-Ying, pasi e falenderoi Kryeministrin Edi Rama për vizitën, vlerësoi marrëdhëniet si të shkëlqyera dhe u angazhua për të nxitur investitorët vendas e të huaj për projekte në Shqipëri në fushën e turizmit dhe tregtisë.