Arben Ahmetaj: Raporti "Doing Business" i pritshëm, ndikuan dy indikatorë

 Raporti i fundit i Bankës Botërore, që e rendit Shqipërinë 35 vende më poshtë për klimën e binzesit nuk është surprisë për qeverinë shqiptare.  Ministri i Ekonomise Arben Ahmetaj, tha se ky rezultat ishte pasojë e reformave të ndërrmarra të qeverisë shqiptare dhe shprehu bindje se suksesi i tyre do të pasqyrohet  vitin e ardhshëm.  Por opozita mendon ndryshe kur thote se poltikat e ndjekura nga qeveria në ekonomi janë të gabuara dhe për pasojë gjejnë pasqyrim në raportin e Bankës Botërore.Tirane- Qeveria pranoi të dhenat e publikuara në raportin e Bankës Botërore, "Doing bussines" për përkeqësimin e  klimës së biznesit në vend, duke ia faturuar këtë situatë reformave të ndërmarra nga qeveria, kur ne fakt duhet te ishte e kundërta nese sjellim në vëmendje argumentat e saj për aksionin, që pritej të përmirësonte këtë klimë. Arben Ahmetaj: " Ndikohet nga dy indikatorë: dhënia e lejeve të ndërtimit dhe marrja e çertifikatës së pronësisë dhe pagesa e taksave. Sigurisht që kjo renditje e Shqipërisë ishte e pritshme nga ana e qeverisë shqiptare. Kemi hartuar një paketë shumë të mirë ligjore në sektorë kyçe si turizmi, koncesionet, zonat ekonomike dhe investimet strategjike. Të gjitha këto do t'i shohim pa dyshim të reflektuara në vitin e ardhshëm."Për raportin pesimist të Bankës Botërore për klimen e biznesit  reagoi opozita. Sipas deputetit Edmon Spaho, ky është raporti më negativ për ekonominë shqiptare.Edmond Spaho: "Treguesit kryesorë janë në përkeqësim të ndjeshëm:Nisja e biznesit me -4 pikë. Leja e ndërtimit -67 pikë. Furnizimi me energji elektrike - 3 pikë. Regjistrimi i pronës -3 pikë. Marrja e kredisë -6 pikë, Taksat - 12 pikë,Zgjidhja e çështjeve të paaftësisë paguese -2 pikë.  Edi Rama, ka bërë gjithçka për të ardhur në këtë ditë."   /Oranews.tv/