1 ton heroinë çdo vit nga Afganistani në Itali, kapot nga Shijaku

Një organizatë kriminale shqiptare e cila furnizonte tregun italian me gati 1 ton heroinë në vit kishte kapot në Shqipëri.Organizata ishte e ndërtuar në celula mjaft të organizuara dhe sipas hetimeve drejtohej nga dy vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajro të cilësuar si kapo të organizatës, nga lagjja e "çobanëve" në Shijak të DurrësitParatë e ardhura nga shitja e heroinës silleshin në Shqipëri përmes korrierëve, investoheshin këtu ose përdoreshin për blerjen e lëndës narkotike.Detajet e operacionit të koduar "Enigma" të ndërmarrë mëngjesin e sotëm, (28 tetor 2015) mes dy shteteve Shqipëri- Itali, kryesisht në veri të Italisë  u bënë publike nga autoritetet italiane por dhe ato shqiptare në një konferencë për median në Tiranë.Gjithsej janë lëshuar 21 urdhërarreste, nga të cilat 16 persona u arrestuan në flagrancë,  ndërsa  5 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre dy vëllezërit Hajro.Përfaqësues të policisë së shtetit por dhe asaj italiane dolën mesditën e sotme, 28 tetor 2015 për të dhënë detaje të operacionit të përbashkët."Organizata kriminale ishte në gjëndje të fuste në tregun Italian deri në 1 ton heroinë në vit kishte krerët e saj në Shqipëri. Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri përmes korrierëve për tu përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme " tha zyrtari i policisë së Shtetit.Heroina nga Afganistani kalonte në Turqi, Shqipëri e më pas në Itali.  Të arrestuarit në Itali 1- Kastriot, Rizaj  , 34 vjeç2 -Hajri, Balla, 52 vjeç3- Algen Bushi, 32 vjeç4- Martin Sinani, 32 vjeç5- Alket Plaku, 38 vjeç6 - Ermal Dorda, 30 vjeç7- Durim Vishkurti , 35 vjeç8- Sokol Cota, 39 vjeç.9- Ardit, Kurti 32 vjeç10- Fisnik Kuçi, 30 vjeç11- Shahin Meçollari, 28 vjeç12- Armando Sherko, 29 vjeç13 - Gerald Haxhiaj 28 vjeç14 - Erion CULLHAJ 27 vjeç.Të arrestuarit në TiranëKlevis Sena 26 vjeç, lindur dhe banues në TiranëGentian Meçollari 31 vjeç lindur dhe banues ne Tirane.Arrestimi i tyre u krye sot në orën 05:00.te arrestuarit3 te arrestuarit2 te arrestuarit1Sekuestrohen 10 milione euro pasuri Tenenti Kolonel Stefano Boldrini në konferencën për shtyp në Itali deklaroi se kësaj organizate i janë sekuestruar në Shqipëri asete në vlerën e 10 milionë euro. Ndërsa operacioni i sotëm përfundoi me sekuestrimin e  200 kg heroinë e 325 kg marijaunë. Gjithashtu dy rafineri të përpunimit të drogës në provincën e Veronas dhe Trentos"Prokurori i Venecias Adelchi D'Ippolito theksoi rëndësinë e bashkëpuimit me policinë shqiptare për përfundimin me sukses të këtij operacioni, një nga më të rëndësishmit në këto vitet e fundit.Në videon e publikuar nga Guardia di Financia e Venecias, duken edhe mjetet e sekuestruara në laboratorin ku përpunoj droga, por edhe pasuritë që kishin vënë në Shqipëri nga paratë e trafikur të Heroinës.Celula si vepronte -Celula kryesore kishte bazë në Shqipëri e cila organizonte e drejtonte trafikun e drogës.-Celula e shpërdarjes dhe e dorëzimit të lëndës narkotike me bazë në provincën e Trentos.-Celula logjistike po me bazë në Trento merrej me mbledhjen e parave cash e transportimin drejt Shqipërisë me anë të korrierëve me makina me një fund të dyfishtë për fshehjen e tyre, por dhe me rrugë ajrore.- Celula e ngarkuar për mbledhjen, përpunimin e shpërdarjen e heroinës me bazë në në Roverchiara në provincën e Veronës.- Celula me detyrën e vendosjes së lidhjeve mes trafikantëve lokalë e krerëve të organizatës kishte bazën në Padova. Merrej dhe me shpërndarjen e lëndës narkotike dhe mbledhjen e parasë.Si vepronte grupi kriminal?"Droga me orgjinë të paditur në bordin e autoveturave dhe kamioneve arrinte në Veneto e Trentino Alto Adige ku grupi kriminal dispononte bazën logjistike për përpunimin dhe konfeksionimin" informon policia shqiptare. Ndërkohë Gaurdia di Financa deklaronte se droga kishte itinerarin Afganistan- Turqi- Shqipëri- ItaliMë pas sasitë e lëndës narkotike shpërndaheshin në Veneto, Trentino Alto Adige, Lombardia e Toskana. "Deri tani mësohet se asetet e sekuestruara kapin vlerën e 10 milionë eurove, por dhe të një sasie prej 1000 kg drogë e substanca të tjera si dhe për dy rafineri të përpunimit të drogës në provincën e Veronas dhe Trentos" informon Rai.itKodi AlfanumerikKomunikimi ishte me kod alfanumerik. Struktura e ndërtuar në mënyrë të tillë që nëse një qelizë neutralizohej nga policia organizata do vijonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë arritja në degëzimet e tjera të organizatës. Hetimet teknike kanë treguar një cilësi të veçantë të grupit kriminal, i cili përdorte për komunikimin në distancë, një kod alfanumerik, periodikisht i rinovuar.Pse "Enigma"Kodet kundër përgjimeve ndryshonin çdo javë: Kjo është arsyeja që operacioni është koduar “Enigma” si makina e famshme e cila deshifronte mesazhet e përdorura nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.Makine elektro mekanike arriti të dëshifronte mesazhet që ndihmuan në shkatërrimin e kësaj organizate.100 police ne operacionMediat italiane shkruajnë se në operacion janë angazhuar rreth 100 forca të policisë gjyqësore të Venecias, por dhe të policisë shqiptare.Operacioni ne ItaliNë Itali operacioni u zhvillua në Veneto, Trentino, Alto Adige, Emilia Romagna dhe Umbria. Hetimet e Guardia di Financa u drejtuan nga prokuroria e Venecias dhe janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me policinë shqiptare.Falenderimi i policive te dy shteteveBashkëpunimi mes dy policive, asaj shqiptare dhe italiane në kuadër të një hetimi i cili nisi disa vjet më parë u konsiderua tepër i frytshëm nga të dy.Policia e Shtetit falenderon për bashkëpunimit e cmuar policinë italiane dhe autoritetet gjyqësore italiane dhe në veçanti Prokurorinë e Republikës së Venecias, Drejtorinë Qëndrore për Shërbimet Antidrogë, Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit të Policisë Italiane dhe Zyrën Interforc[caption id="attachment_606248" align="alignnone" width="638"]emiljan haltin hajri Kapot e organizatës kriminale[/caption][caption id="attachment_606260" align="alignnone" width="640"]198531_1 Shqiptaret e arrestuar[/caption][caption id="attachment_606261" align="alignnone" width="640"]198530 Shqiptaret e arrestuar[/caption][caption id="attachment_606262" align="alignnone" width="640"]198528_1 Shqiptaret e arrestuar[/caption][caption id="attachment_606263" align="alignnone" width="640"]198529_1 Shqiptaret e arrestuar[/caption][caption id="attachment_606181" align="alignnone" width="640"]aresetrim Momenti i arrestimit[/caption][caption id="attachment_606182" align="alignnone" width="640"]ARRESTIMIII Momenti i arrestimit[/caption][caption id="attachment_606183" align="alignnone" width="640"]ARRESTIMI Momenti i arrestimit[/caption] [caption id="attachment_606205" align="alignnone" width="640"]perpunim heroine Mjetet e sekuestruara per perpunimin e heroines[/caption][caption id="attachment_606206" align="alignnone" width="640"]perpunimi heroines Mjetet e sekuestruara per perpunimin e heroines[/caption][caption id="attachment_606204" align="alignnone" width="640"]harta Qarkullimi i trafikut te droges[/caption][caption id="attachment_606227" align="alignnone" width="640"]vendet Rruga që ndiqte heroina[/caption]droga /Oranews.tv/