“MTV Europe Music Awards”, yjet e muzikës gjatë parakalimit në tapetin e kuq

Justin Bieber krijoi një atmosferë elektrizuese, teksa parakaloi në tapetin e kuq, mbrëmjen e së dielës në MTV Europe Music Awards. Këngëtari pozoi për fotografët e shumtë dhe më pas iu afrua fanseve, të përlotura nga emocioni, për të bërë selfie dhe për të dhënë autografe.Të ftuar të tjerë në këtë mbrëmje ishin edhe Ed Sheeran dhe Ruby Rose, të cilët u shfaqën elegantë në tapetin e kuq, ndërsa Ruby Rose pranoi se ishte paksa nërvoze, përpara shfaqjes.Aktorja e “The Orange Is The New Black”, e cila kishte pësuar një tërheqje muskulore në pulpë përpara shfaqjes, tha se ishte e emocionuar që rikthehej në MTV, pasi këtu nisi edhe karriera e saj.“Për mua, kjo natë është gjithçka. Ndjehëm shumë mirë, e ndëruar dhe e bekuar njëkohësisht. Është pak e vështirë për tu kuptuar tani, por ndjehem shumë me fat qw do tw drejtoj shfaqjen”.Reperi Macklemore dhe Ryan Lewis, të cilët janë nominuar në katëgorinë Videoja më e mirë dhe Look-u më i mirë në EMA do të performojnë hitin e tyre “Downtown”.“Është e pabesueshme. Kjo këngë është bërë me shumë dashuri, videoja gjithashtu, dhe rezultati është ky; ne jemi këtu për të festuar nominimin,” u shpreh Macklemore, emri i vërtetë i të cilët është, Ben Haggerty.Rudimental do të përformojë së bashku me Ed Sheeran. Albumi i grupit "We the Generation" u rendit në krye të klasifikimit britanik, duke shënuar albumin e dytë të grupit që renditet në vendin e parë.Kur një nga pjesëtarët e grupit, Dj Locksmith, u pyet nëse klasifikimi në vend të parë kishte vulosur suksesin e mëtejshëm të grupit, ai u përgjigj:“Nuk e di, vërtet. Por besoj se jëmi në rrugë të mbarë, duke u përpjekur të bëjmë muzikën perfekte, dhe me albumin e dytë besoj i jemi afruar shumë këtij qëllimi. Por gjithsesi kemi ende rrugë të gjatë për të bërë,”, shtoi Amir Amor.Ndërsa për këngëtarin britanik James Bay, suksesi është të arrish një audiencë sa më të madhe. “Bashkëpunimi është vërtet një ide e bukur. Unë jam në kërkim të shfaqjeve të mëdha, me sa më shumë njerëz”.Këngëtarja Jess Glynne, e nominuar për  “Best New Act and Best Push categories”, tha se ndjehet e vlerësuar që njerëzit e pëlqejnë punën e saj, dhe e lumtur që muzika e saj i bashkon njerëzit..Ashtu siç u njoftua në fillim të mbrëmjes, Duran Duran u nderua me çmimin e ri, për Videon me të mirë vizionare gjatë ceremonisw. Këngëtari Simon Le Bon tha se grupi ka një marrëdhënie të veçantë me kanalin muzikor MTV. Në zemrat tona, MTV zë një vend special pasi, ne kemi qenë bashkë në ditët tona më të lavidshme dhe ky bashkëpunim vijon edhe sot, shtoi ai.2277 4544 4000 2195 4384 1899 3548 4256/oranews.tv/