Martesat masive në Taivan , Për herë të parë marrin pjesë edhe çiftet homoseksuale
Martesa mes çifteve me të njëjtin seks në Taivan ende nuk është ligjëruar në Taivan por kjo i ka ndaluar 10 çifte homoseksualësh të marrin pjesë në një martesë masive bashkë me 113 çifte heteroseksuale.Që nga viti 1973 mbi 16 mijë çifte kanë marrë pjesë në ceremonitë e martesave masive të organizuara nga qeveria e qytetit Taipei por kjo është hera e parë që në to u lejuan të marrin pjesë edhe 10 çifte homoseksuale.Në muajin korrik të këtij viti, qeveria rishikoi rregullat e pjesëmarrjes në këtë ceremoni martësore masive duke lejuar edhe regjistrimin e çifteve të të njëjtit seks në event.Pavarësisht faktit se martesa e tyre nuk njihet ligjërisht nga shteti, ata ishin të lumtur të bashkoheshin me ta."Jam shumë i lumtur që marr pjesë në këtë event, që ndaj lumturinë time me çdokënd. Sepse sa më shumë lumturi ndajmë, aq më shumë lumturi marrim. Shpresoj që lidhja jonë të mund të shihet nga të gjithë,"- tha 26 vjecari Uanf Xun Pei.Taivani është një nga vendet aziatike që e ka përqafuar më së shumti martesën mes çifteve gay apo thjesht një lidhje homoseksuale. Sondazhet më të fundit në vend tregojnë se shumica e popullsisë është favor të martesave gay dhe tashmë pritet që ligji i ri së shpejti të miratohet edhe nga Ministria e Drejtësisë.Lyu Hsin-Jay shpreson që ky hap i shënuar të tregojë emancipim por edhe respekt të të drejtave për këtë kategori."Është sensacional sepse shumë nga miqtë tanë gay kanë ardhur në këtë event. Edhe familjet tona kanë ardhur gjithashtu. Mendoj se qeveria e Taipeit i shohin njerzit gay si pjesë të këtij komuniteti, “ - tha Jay, i cili u lidh në martesë me partnerin e tij Chen Lin gjatë ceremonisë.43 vjeçari Nelson Chen, i cili jeton një lidhje që prej vitit 2006 me partnerin e tij 42 vjeç A-Weis, tha se për të është një support i jashtëzakonshëm ky event që mirëpriti edhe komunitetin gay."Kjo është e para ceremoni martesash masive e mbajtur nga qyteti i Taipeit ku marrin pjesë edhe çiftet homoseksuale. Ndaj dhe ne erdhëm këtu, që të rrimë bashkë. Nga ana tjetër vlerësojmë shumë qeverinë, që na dha këtë mbështetje dhe këtë mundësi,"- tha Chen.Në qytete të tjera të mëdha aziatike, ka patur protesta dhe kundërshti të shumta kundër martesave mes të njëjtit seks apo kundër të drejtave për homoseksualët./Oranews.tv/