Cindy Carwford boton librin e saj mbi modelingun

Ajo është padyshim një ndër femrat më të bukura të pasarelave që ka ruajtur linjat dhe imazhin, pavarësisht moshës. Së fundmi, modelja Cindy Crawford ka promovuar në Nju Jork librin e saj mbi modelingun, ku rrëfen dhe fillimet e karrierës së saj në industrinë e modës.49-vjeçarja nga Illinois, në një intervistë për revistën ‘Elle’, tregon sesi nga një adoleshente e përçmuar u bë femra më e lakmuar në botë.“Pagesa e parë m’u bë nga një gazetë për disa veshje të Marshall Field’s me ca zemra sipër. Fotot u shpërndanë në ‘Chicago Tribune’ dhe brenda pak orësh dhe në shkollën ku unë mësoja. Disa bashkëmoshatare u tallën me mua, por çfarë rëndësie kishte, unë sapo kisha fituar 150 dollarë. Kjo ishte paga ime e parë”, tha ajo.Cindy Crawford është një nga supermodelet e cila për 30 vjet ka mbizotëruar botën e modës, duke lënë në hije vajza dhe më reja se ajo.2DB7B39800000578-3287083-image-a-7_1445642150820 2DB68A6600000578-3287083-image-a-9_1445642165638 2DB68A7800000578-3287083-image-a-8_1445642155901 2DB689E300000578-3287083-image-a-2_1445642003117 2DB689E700000578-3287083-image-a-1_1445641940278/oranews.tv/