Dhurata speciale , Krishtlindjet vijnë më herët për 7 vjeçarin me kancer në tru
Krishtlindjet erdhën më herët për Evan Leversage, një djalosh i sëmurë rëndë në Kanada, i cili vuan nga sëmundja e kancerit në tru. Banorët e lagjes së tij në saint George, Ontario, u bashkuan për ti organizuar një festë."E kam parë se çfarë kanceri i ka bërë Evanit dhe e di që ai nuk do të rrijë ulur dhe të presë pasi deri për krishtlindje, ai mund të mos jetë më,"- tha nëna e 7 vjecarit, Nicole Wellwood.Gjithsesi, gjithçka nisi si një përpjekje vetëm e familjes për të gëzuar vogëlushin e sëmurë por që përfundoi me një super organizim të të gjithë komunitetit, madje pati edhe një makinë bore dhe paradë tipike krishtlindjesh.Dhuratat erdhën nga familjarë e miq por edhe nga të afërm të largët ndërsa supriza më e bukur ishte ajo e regjistrimit të një mesazhi edhe nga idhulli në muzikë i 7 vjecarit, këngëtari Justin Bieber.Edhe departamenti i policisë së Brantford e nderoi Evanin e vogël, duke e emëruar atë pjesëtar nderi, pasi ëndrra e tij është që një ditë të bëhet polic.E ndërsa dy vëllezërit e tjerë të Evanit duket sikur kënaqen dhe shijojnë festën, ata janë të ndërgjegjshëm se së shpejti krishtlindjet do të vijnë vërtet."Është e dhimbshme të jesh pjesë e kësaj historie dhe se dimë se cfarë do të ndodhë por sot jemi të lumtur" -tha vëllai më i madh i Evan, Logan."ËShtë vërtet shumë e bukur që këta njerëz kanë bërë gjithë këtë festë"."Askush nuk duhet të përgatitet për ti thënë lamtumirë një 7 vjeçari dhe e di se ka shumë njerëz aty, që ne nuk i njohim por që kanë dërguar gjëra pozitive"- tha halla e Evan, Ashley Agar, e cila ndihmoi në dekorimin e paradës.E ndërsa Evani 7 vjecar, nuk pritet të jetojë deri në dhjetor, nëna e tij ende shfaqet shpresë-plot."Mrekullia që ne presim realisht nga krishlindjet, është që Evan të mund ti shijojë realisht dy krishtlindje" tha ajo.Në këtë ditë, mbi 7 mijë vetë u kthyen nga parade gjigande e krishlindjeve vetëm për ti uruar Evanit "Gëzuar krishlindjet", një eksperiencë që familja e tij u shpreh se kurrë nuk do ta harrojë.
/Oranews.tv/